Xavi, i bindur në transferimin e Fabregas

Mesfushori i Barcelonës, Xavi ka thënë se Arsenal mund ta mbajë vetëm si huazim futbollistin Cesc Fàbregas, ngase “Topçinjtë” nuk do të mund të bëjnë asgjë që ta ndalin atë për një largim eventual. Xavi është i bindur se kapiteni i Arsenalit dëshiron t’i bashkohet atij në ekipin katalunas dhe se ‘Gunners’ e kanë shokun e tij të Kombëtares në ekip vetëm si huazim për një vit.
“Ne e dimë se ku Cesc dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm, por si duket nuk ka kohë më që Barcelona dhe Arsenal të arrijnë marrëveshje”, tha Xavi për Daily Express.
– “Arsenal duhet ta kuptojë se vetëm është duke e shtyrë të paevitueshmen. Nëse nuk do të mund ta transferojmë për këtë sezon, atëherë Arsenal do ta ketë atë vetëm si huazim për një vit, sepse ky ekip nuk do të mund të bëjë asgjë për ta ndalur atë që të na bashkohet verën e ardhshme”, vazhdoi 30 vjeçari i cili është i sigurt se më së largu kur Fabregas do t’u bashkohet kampionëve të Spanjës është viti i ardhshëm.