E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimi i letërsisë, më 27 maj ngujohen hartuesit e testit

 

Një javë të izoluar për të hartuar testin e letërsisë. Me 27 maj, një grup i përzgjedhur profesorësh të shkollave të mesme të lendës së Gjuhës dhe Letërsisë do të vendosin në ambientet e AVA-s cilat do të jenë pyetjet më të përshtatshme. Janë rreth 35 mijë maturantë që do t’i nënshtrohen provimit të parë të detyrueshëm. Dita e fundit e shkollës për te gjithë gjimnazistet, por edhe vitet e fundit të shkollave me profile të tjera, do të jetë data 22 maj. Më 2 qershor, do të jepet provimi i Letërsisë që do të pasohet nga Matematika më 11 qershor. Drejtuesit e Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjeve të nxënësve konfirmojnë se edhe këtë vit fondi i pyetjeve që do të përgatitet për maturantët është dhjetë herë më i madh se sa ai që do të përzgjidhet për tezën përfundimtare. Në çdo mjedis ku do të zhvillohen provimet e maturës, do të dërgohet një kuti e vulosur, e cila do të përmbajë testet për të gjithë nxënësit pjesëmarrës në provim, bashkë me listat e tyre, bar-kodet dhe me të gjithë elementet e nevojshëm për zhvillimin e provimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›