E Diel, 1 Nëntor 2026

Edukimi me paranë, BSH organizon në Korçë konkurs me nxënësit



Banka e Shqipërisë, në zbatim të programit të edukimit “Banka Qendrore në jetën e përditshme” ka zhvilluar në qytetin e Korçës, në datën 24.04.2009, konkursin “Vlera e vërtetë e parasë!”. Si pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit, të nënshkruar midis Ministrisë së Arsimit dhe Bankës së Shqipërisë në datën 13 dhjetor 2007, ky konkurs përbën një iniciativë konkrete në kuadër të programit të edukimit ekonomiko-financiar që Banka e Shqipërisë ka filluar të zbatojë vitet e fundit. Ai synon të nxisë nxënësit drejt studimeve të thelluara në financë e degë të ngjashme, dhe njëkohësisht shërben në zhvillimin e kulturës ekonomike të vendit. Konkursi, në të cilin merrnin pjesë 11 shkolla të rrethit të Korçës dhe fshatrave përreth, është i dyti i zhvilluar deri më tani, mbas konkursit të zhvilluar në Shkodër dhe do të pasohet nga një tjetër konkurs në qytetin e Gjirokastrës. Skuadra fituese e Korçës, shkolla “Themistokli Gërmenji” do të konkurrojë në fazën finale, që do të zhvillohet në rang kombëtar në 5 qershor 2009, në qytetin e Tiranës. Konkursi u ndoq drejtpërdrejt në teatrin “A.Z. Çajupi” të qytetit nga nxënës, mësues, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të rrethit dhe familjarë të pjesëmarrësve në të. Duke vlerësuar punën në grup, si dhe atë individuale, në fund të aktivitetit Banka e Shqipërisë ndau çmime simbolike.

OSSH dhe KZQ, marrëveshje për furnizimin me energji në zgjedhje

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të garantojë furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të qendrave të votimeve. Për këtë qëllim, pritet që sot OSSH dhe KQZ të nënshkruajnë një marrëveshje, me anë së cilës OSSH bie dakord të furnizojë të gjitha qendrat e votimit pa ndërprerje. Në KQZ do të nënshkruhet memoja e bashkëpunimit mes OSSH-së dhe KQZ-së, lidhur me marrjen e masave për mbarëvajtjen e furnizimit me energji elektrike apo riparimit të menjëhershëm të defekteve të mundshme përgjatë ditës së votimit dhe numërimit të votave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›