E Diel, 1 Nëntor 2026

Edukimi ndaj drogës, sensibilizim për nxënësit

Një fushatë e gjerë sensibilizuese do të shtrihet në shkollat e kryeqytetit, me qëllim edukimin e nxënësve ndaj reduktimit të kërkesës për drogë dhe substancat e tjera të rrezikshme. Drejtoria e Policisë në Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale, kanë nisur dje zbatimin e këtij programi në disa shkolla 9-vjeçare, si: “Sabaudin Gabrani”; “Shkolla e Kuqe”; “1 Maji”; “Hasan Prishtina” dhe “Siri Kodra”, ndërsa në datën 9 dhjetor ky program do të vazhdojë në shkollat “Fan Noli”; “Dhori Leka”; “Emin Duraku”; “Avni Rustemi” dhe “Qazim Turdiu”. Programi ka filluar të zhvillohet sipas një grafiku dhe do të vazhdojë deri më 15 dhjetor në 40 shkolla 9-vjeçare të Tiranës, ndërsa në të gjitha klasat e 6-ta si temë e parë do të jetë “Alkooli”. Ky program vjen pas një vlerësimi të situatës së përdoruesve të drogave në Tiranë, dhe synon në përgatitjen dhe formimin e fëmijëve të moshave 12-13-vjeçare, të cilët kur të përballen me duhanin, alkoolin e marijuanën, të jenë në gjendje t’u thonë ‘Jo’ drogave dhe substancave të tjera të rrezikshme”.Grupet mësimdhënëse përbëhen nga dy punonjës policie dhe një mësues, të cilët së bashku do të japin instruksione mbi drogat dhe substancat e tjera të rrezikshme. Ky program synon që të implementohet në të gjitha shkollat 9-vjeçare të Tiranës dhe më pas, eksperienca e fituar të transmetohet në bashkëpunim edhe me drejtoritë arsimore në të gjitha shkollat 9-vjeçare të vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›