E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërpritet energjia elektrike në kryeqytet

Disa zona të kryeqytetit kanë pasur mungesë të energjisë elektrike gjatë orëve të mbrëmjes ditën e martë, si dhe paraditen e djeshme. Një ndër këto është zona te “Xhamlliku” dhe ajo në ‘Porcelan’. Bizneset shprehen se ndërprerjet e herëpashershme të palajmëruara të furnizimit me energji elektrike u kanë shkaktuar mjaft probleme në punën e tyre. Këtë e pohojnë edhe banorë të kësaj zone, të cilët thonë se të martën, nga ora 21:00 e mbrëmjes e deri rreth orës 10:00 të paradites ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Ata shprehin pakënaqësinë e tyre për këtë fakt. Problemet me energjinë elektrike nuk vërehen vetëm në kryeqytet por edhe në qytete të tjera të vendit, ku ndërprerjet janë më të gjata dhe me orare fikse. Kjo situatë vjen si rrjedhojë e thatësirës që ka karakterizuar këtë vit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›