E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edvin Kristaq Rama, me dimensionin antiglobal, zbuloi fytyrën reale të marksizëm-leninizmit”

Reagon Partia DemokratikePartia Demokratike dënoi daljen publike të brezit të dytë të nomenklaturës komuniste, me qëndrime tërësisht ataviste dhe të bazuar në doktrinën e etërve të tyre historik dhe shpirtëror. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, deklaroi se pinjollët e tjerë të nomenklaturës së vjetër, shfaqën sot para publikut dimensionin e tyre antiglobal, me sulmet ndaj krijimit të Agjencisë Kombëtare Bërthamore. “Ata zbuluan fytyrën e sotme reale të marksizëm-leninizmit. Ata u ngritën kundër krijimit të Agjencisë Kombëtare Bërthamore, e cila përbën një detyrim kombëtar dhe ndërkombëtar për Shqipërinë në procesin e integrimit të saj euro-atlantik.Agjencia Kombëtare Bërthamore ka si mision shumë të rëndësishëm përgatitjen e një kuadri modern ligjor për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë nga të gjitha format e rrezatimit bërthamor. Kjo agjenci ka për detyrë të përgatisë të gjithë infrastrukturën ligjore për përdorimin më të gjerë të mundshëm të energjisë bërthamore për qëllime paqësore, përfshirë këtu përdorimin e këtij burimi energjetik për prodhimin e energjisë elektrike.Paragjykimi dhe denoncimi i këtij vendimi shumë të rëndësishëm për vendin nga ana e Edvinit dhe bllokmenëve të rinj është thjesht një qëndrim atavist i bazuar në doktrinën e etërve të tyre historik e biologjik por kryekëput i pavlerë në kohët e sotme”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike.Sipas saj, lidhur me kërcënimin për referendum, PD e njeh si legjitim dhe mjet demokratik referendumin por sa mund ta thërrasin atë ata të cilët provuan referendumin në Partinë e tyre, por që siç u pa përfundoi si “Kokoshi një Thelë”, ku sipas vetë statistikave të tyre nga 87.000 anëtarë të kësaj partie morën pjesë gjithsej 6735 votues....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›