E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qëndrim i turpshëm, opozita, peng e një krize të thellë lidershipi të kreut të PS

Partia Republikane dënon deklaratat e Edi Ramës për marrje të pushtetit me dhunëPartia Republikane ka vlerësuar dje se deklaratat për marrje të pushtetit me dhunë nga rruga, për një vend të NATO-s si Shqipëria janë të turpshme dhe nuk kanë efekt te shoqëria shqiptare, por tregojnë krizën e thellë të lidershipit të Partisë Socialiste.Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PR, Artur Hasanbelliu u shpreh se përtej këtyre qëndrimeve tendencioze, dialogu politik është domosdoshmëri por ai nuk duhet bazuar në dëshira apo kushtëzuar nga interesa të individëve të veçantë por duhet bërë për interesa të së ardhmes europiane të shqiptarëve.    “Partia Socialiste nëpërmjet Kryetarit të saj ka deklaruar marrjen e pushtetit me dhunë. Kjo është një deklaratë e papërgjegjshme e cila vjen nga goja e kryetarit të opozitës.Duam ti kujtojmë zotit Rama se jemi në vitin 2010, Shqipëria është anëtare me të drejta të plota e NATO-s dhe një vend i cili pret që së shpejti të liberalizojë vizat e të bëhet vende anëtarë i Bashkimit Europian. Kjo është aspirata e shqiptarëve qofshin këta demokratë, socialistë apo republikanë dhe kërkon përgjegjshmëri politike, respektim të institucioneve dhe kontribute të përbashkëta.“Shqipëria ka hyrë në rrugën e pakthyeshme të integrimit dhe në këtë rrugë opozita shqiptare ka dhe duhet të zërë vendin e saj, vend të cilin e ka merituar me votat e shqiptarëve, por që deri më sot ajo e ka vet mohuar”, deklaroi Hasanbelliu. Partia Republikane i bën thirrje asaj pjese të ndërgjegjshme të Partisë Socialiste, si dhe atyre deputetëve të rinj të cilët bazë të formimit të tyre kanë filozofinë demokratike perëndimore, të distancohen nga kjo mënyre destruktive e të bërit politikë, të tërhiqen nga tonet kërcënuese për marrjen e pushtetit me dhunë e të marrin përsipër përgjegjësitë me të cilat i ka ngarkuar votuesi. Partia Republikane, gjithashtu i apeloi kryesocialistit në krizë të thellë lidershipi, Edi Rama, të kthejë PS-në në parlament, duke e konsideruar këtë si një domosdoshmëri përballë elektoratit. “Ajo nuk mund të ngelet peng i kërkujt qoftë dhe zoti Rama. Ajo u votua në 29 qershor, si opozitë dhe duhet të luaj rolin që i takon. Në këtë vend çdo qytetar dhe forcë politike ka detyrimin të respektojë Ligjin dhe Kushtetutën dhe brenda ligjit e kushtetutës të realizojë detyrimet dhe qëllimet politike. çdo veprim jo institucional e jo kushtetues do të cenonte rëndë të ardhmen Europiane të Shqipërisë”, nënvizoi zyrtari i lartë i Partisë Repulikane, Artur Hasanbelliu....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›