Fakti/E vetmja gjë e sigurtë që di Edvini nga hapja e kutive, është se ai ka vjedhur masivisht votat e LSI-së
Zëdhënësja part-time e Edvinit ka konfirmuar dje se pas 28 qershorit, ka një bindje të patundur në radhët e së majtës... është bindja se shifrat e publikuara nga KQZ-ja janë arritur në sajë të një grabitjeje masive të votave që komisionerët e majtë kanë kryer ndaj votave të papërfaqësuara të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një reagim të Armela Imerajt është deklaruar e zeza mbi të bardhë se hapja e kutive të votimit kundërshtohet prej Ilir Metës, pasi nëse do të ndodhte ky proces, afërmendsh që kreu i Lsi-së do të humbiste mandatin e tij si deputet i Tiranës. Helbete, gjuha vete aty ku dhemb dhëmbi. Komisionerët pa zë të PS-së e kanë përçuar si duhet gjuhën linçuese të parafushatës si dhe porositë e ditës së votimit, prandaj edhe qendrimi i vetëm i tyre kaq qenë lënia e LSI-së poshtë stadit ku ajo do të mund të përfitonte mandate deputeti. Linçimi i LSI-së ka qenë jetik për Edi Ramën, prandaj në këto kushte, përmendja e frikës së LSI-së se mos dëmtohet nga hapja e kutive, i shërben shumë mirë paradisë së hapjes së kutive, një frazë që s’ka qenë asnjëherë objektiv i ylberistëve. është krejt si thirrja e hajdutit “kapeni hajdutin”, fraza e zëdhënëses së Edvinit “Ilir Meta duket se qenka frikësuar shumë, nga e vërteta që hapja e kutive do të zbardhë për mandatin e tij në Tiranë”. E vetmja gjë që ka të sigurtë Edvini nga hapja e kutive, është garancia se ky aksion do të nxirrte vjedhjen masive të votave të LSI-së prej komisionerëve “zëulët” të Edvinit....