E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pasaportat e reja, shumë më të avancuara se ato që përdorin vendet anëtare të BE”

Pas Spanjës, edhe Holanda konfirmon mbështetjen për liberalizimin e vizave Procesi i heqjes së vizave afatshkurtra me Shqipërinë po ecën siç duhet. Pas Spanjës është Holanda vendi anëtar i BE që shpreh mbështetje të plotë për këtë proces. Madje shtetet anëtare dhe Komisioni Evropian, po tregohet i gatshëm që të mbarojë këtë proces me Shqipërinë edhe nëse Bosnje Hercegovina nuk do të jetë gati, kuptohet pasi të përfundojë i gjithë verifikimi i kushteve të plotësuara nga ana e Shqipërisë. Në këtë drejtim, ministri holandez i Shtetit, Joris Demink, vlerësoi dokumentet e reja dhe pasaportat biometrike si më cilësoret se ato që përdorin disa nga vendet anëtare të unionit. Sipas tij, shqiptarët po i tregojnë Europës se e meritojnë plotësisht lëvizjen e lirë në hapësirën “Schengen”“Dokumentet tuaja të identitetit dhe pasaportat e reja janë shumë më të avancuara se ato që kanë në përdorim shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Pra, porsa i përket çështjeve teknike për pasaportat dhe sistemin të kontrollit të kufijve, ju jeni shumë para krahasuar me shumë vende të tjera”, u shpreh ministri holandez i Shtetit. Ai u shpreh se do të shqyrtojmë propozimin e Komisionit evropian në mënyrë të favorshme pasi sipas tij, Holanda dhe vende të tjera të BE e mbështetin idenë që heqja e vizave të bëhet efektive sa më shpejt të jetë e mundur.Ndërsa ministrja e Brendshme në qeverinë holandeze, Guusje Ter Host u shpreh se ka marrë informacione nga homologu shqiptar Basha, për reformat e policisë dhe kjo si pas saj përbën një sukses më vete të qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. “Jam e interesuar për të parë Shqipërinë dhe ministri më ftoi për të vizituar vendin. Ajo që ai tha për luftën kundër krimit të organizuar tregon se Shqipëria është bërë shumë më e sigurt dhe kjo është shenjë e mirë edhe për të huajt që duan të vizitojnë Shqipërinë”, u shpreh ajo. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›