E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mazhoranca nisma efikase për parandalimin e përmbytjeve”

LRI 5 ton ndihma për banorët e zonave të përmbytura në Shkodër Lëvizja Rinore për Integrim dhuroi dje pesë ton ndihma për banorët e zonave të përmbytura në Qarkun e Shkodrës. Drejtues dhe aktivistë të forumit rinor të LSI-së vizituan nga afër fshatrat Obot e Muriqan dhe Lagjen Ajsem në qytetin e Shkodrës, si dhe zona të tjera të prekura nga përmbytjet. Kjo nuk ka qenë vizita dhe kontributi i parë me ndihma konkrete nga ana e LRI-së. Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Erisa Xhixho u shpreh se forumi Rinor i LSI-së do tu qëndroj gjithmonë pranë banorëve të këtyre zonave, duke dhënë ndihma konkrete, por edhe duke treguar, mbi të gjitha, solidaritetin njerëzor në mbështetje të tyre. Kryetarja e LRI-së, vlerësoi dhe masat që janë marrë nga institucionet përkatëse për normalizimin e situatës. Ajo u shpreh se autoritetet i kanë të gjitha mundësitë dhe do të vënë në zbatim plane afatgjata për shmangen e situatave të tilla në të ardhmen.“Gjatë kësaj kohë që po qëndrojmë këtu në konstatuam se familjet e prekura nga përmbytjet kanë filluar ti kthehen normalitetit të jetës së tyre, por padyshim kanë pësuar shumë dëme dhe për këtë duhet të ndihmohen nga të gjithë ne. Ne vëmë re se strukturat e qeverisjes vendore dhe ato qendrore si dhe ushtria e policia po japin ndihme të rëndësishme në kthimin e normalitetit si dhe po punohet intensivisht për riparimin e dëmeve të shkaktuara në argjinaturat e zonës. Por nga ana tjetër ne kemi besim se Organet përgjegjëse në qendër dhe në bazë do të  ndërmarrin hapa dhe programe afatmesme dhe afatgjata për një stabilizim përfundimtar të këtij problemi kronik, siç është ai i përmbytjeve”, u shpreh kryetarja e LRI-së, Xhixho.Nga ana tjetër kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho, theksoi se gatishmëria që tregoi kjo mazhorancë për të përballuar situatën dhe për të kthyer jetën e banorëve të zonave të prekura në normalitet, është garanci për parandalimin e situatave të ngjashme në gjithë vendin. “Ne kemi bindjen se Mazhoranca aktuale ka vullnetin e plotë që masat e rëndësishme të  marra me ngritjen e argjinaturave do të intensifikohet me tej për një normalizim dhe parandalim të këtyre situatave, jo vetëm në Shkodër por dhe në zona të tjera të vendit”, u shpreh ajo.Duke vlerësuar mbështetjen morale dhe ndihmën konkrete të LRI-së për banorët e zonave të përmbytura, kryetarja e LRI-së, theksoi se ky forum do të jetë gjithmonë pjesë e solidaritetit njerëzor. Xhixho ka kërkuar që gjithë shqiptarët të bëhen pjesë e këtij aksioni solidarizues. “Kjo nuk është ndihma e parë që LRI po ndihmon banorët e përmbytur, ndaj ne do të vazhdojmë tu vijmë në ndihmë këtyre familjeve në të gjitha mënyrat që kemi. Ndaj i bëj thirrje të gjithëve që të ndihmojnë me sa kanë mundësi, duke u bërë kështu së bashku pjesë e një solidariteti njerëzor për bashkëqytetarët tanë, të cilët tani më shumë se kurrë kanë nevojë për këtë solidaritet dhe ndihmë të gjithanshme”, përfundoi kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›