E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca e BE: Bojkoti po dëmton shqiptarët

Zëdhënsja e Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian ka deklaruar në një intervistë mediatike se bojkoti i opozitës po jep një imazh negativ për Shqipërinë dhe se po cenon aspiratat integruese të shqiptarëve. Cristina Gallach, zëdhënësja e kryeministrit Zapatero shprehet se opozita duhet të mbajë një rol konstruktiv përballë institucioneve në mënyrë që rruga e Shqipërisë drejt proceseve të integrimit të jetë më e motivuar dhe që të konsolidohen përpjekjet që janë bërë deri më tani.   Presidenca spanjolle e Bashkimit Evropian dënon bojkotimin e parlamentit nga ana e opozitës shqiptare, duke thënë se ai cenon procesin e integrimit evropian. Zëdhënësja e presidencës spanjolle Cristina Gallach tha gjatë një interviste për rubrikën e përjavshme Euro-Klan, se një qëndrim të tillë e mbajnë të gjitha vendet anëtare të bllokut. Duke iu referuar qëndrimeve të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës, për bojkotin e opozitës duke e quajtur atë të dëmshëm, presidenca spanjolle thotë se nëse Shqipëria kërkon të avancojë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duhet të ketë një situatë politike të qëndrueshme dhe solide. “Partitë politike dhe liderët e tyre duhet të luajnë rolin që u takon brenda institucioneve, përndryshe nuk do të jenë në gjendje të konsolidohen përpjekjet që janë bërë. Nuk ka dallim se cili e udhëheq Bashkimin Evropian, Presidenca rrotulluese apo zonja Ashton, të gjithë u bëjnë thirrje liderëve politike të Shqipërisë që të bëjnë atë që duhet, për të çuar vendin përpara dhe për këtë duhet një qëndrim konstruktiv dhe dialog politik që të punohet brenda institucioneve”, u shpreh zëdhënësja e Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian, Cristina Gallach. Për sa i takon procesit të liberalizimit të vizave, zëdhënësja e presidencës së BE, Gallach thotë se pavarësisht se kur merret vendimi i KE në prill apo në maj, puna për realizimin e këtij procesi duhet të fillojë që tani. Sipas saj edhe nëse Bosnje- Hercegovina nuk do të jetë gati deri në pranverë, për nënshkrimin e marrëveshjes së lëvizjes së lirë me BE, Shqipëria nuk do të pengohet për të hedhur hapin final në këtë drejtim. Presidenca spanjolle u bashkëngjitet kështu pjesës më të madhe të deputetëve dhe politikanëve evropianë të cilët kanë vlerësuar se bojkoti përçon një imazh negativ për Shqipërinë. Bashkimi Evropian edhe më parë ka vlerësuar se mungesa e dialogut politik për shkak të këtij bojkoti është mjaft shqetësuese. Një takim Bashkimi Evropian, Shqipëri pritet të mbahet më 10 maj në Bruksel.   Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës ka detyra të vështira lidhur me zbatimin e funksioneve të reja që Bashkimi Evropian ka me këtë traktat dhe prioritetet kryesore të cilat janë ambicioze, çka një vëmendjen e veçantë tregohet për Ballkanin...?Hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës është një lajm i mirë për të gjithë ne dhe gjithashtu edhe për vendet e Ballkanit, pasi ne do jemi më efikasë duke shpresuar se do organizohemi më mirë për të pasur rezultate më të kënaqshme. Me rastin e 10 vjetorit të Samitit të Zagrebit, presidenca spanjolle si presidencë rrotulluese e Bashkimit Evropian është e gatshme të forcojë lidhjet e BE me vendet e Ballkanit. Le të ndalemi tek Shqipëria. Jemi njohur me qëndrimet e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës për bojkotin e opozitës duke e quajtur atë të dëmshme. Si e konsideron këtë Presidenca spanjolle?Përfundimisht, ky bojkot është qëndrimi i të gjitha shteteve anëtare. Të gjithë konsiderojnë se nëse Shqipëria kërkon të avancojë në procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian, duhet të ketë një situatë politike të qëndrueshme dhe solide. Partitë politike dhe liderët e tyre duhet të luajnë rolin që u takon brenda institucioneve, përndryshe nuk do të jenë në gjendje të konsolidohen përpjekjet që janë bërë. Nuk ka dallim se cili e udhëheq Bashkimin Evropian, Presidenca rrotulluese apo zonja Ashton, të gjithë i bëjnë thirrje liderëve politike të Shqipërisë që të bëjnë atë që duhet, për të çuar vendin përpara dhe për këtë duhet një qëndrim konstruktiv dhe dialog politik që të punohet brenda institucioneve.Takimi Bashkimi Evropian- Shqipëri është në muajin Maj. A bëhet fjalë për një takim kyç? Nuk ka dyshim që takimi BE-Shqipëri në Maj do të jetë një takim i rëndësishëm. Ne na duhet të punojmë me liderët shqiptarë për tu përgatitur lidhur me vendimet që do të merren deri atëherë. Por duhet siguruar deri atëherë që liderët shqiptarë të kuptojnë se nuk ka kohë për tu humbur. Liberalizimi i vizave është themelor. Ka qenë një lajm jashtëzakonisht i mirë marrja e këtij vendimi për disa vende të rajonit. Ne do të dëshironim gjithashtu që qytetarët shqiptarë të përfitojnë nga kjo. E gjithë puna që duhet bërë, duhet mbaruar, por njëkohësisht është shumë i rëndësishëm dialogu politik i brendshëm. Kështu që maji është moment politik i rëndësishëm, por nuk duhet pritur deri në Maj për vendimet, por duhet filluar puna tani. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›