“Nuk do vonohet asnjë ditë vendimmarrja për ‘Schengen’ - Shqipëria, sukses të plotë në luftën kundër krimit”
Garanton Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha Ministri i Brendshëm Lulzim Basha shprehet se Komisioni Evropian dhe qeveria shqiptare do nënshkruajnë pa vonesa marrëveshjen e liberalizimit Shqipëri- Bashkimi Evropian. Basha deklaron se reformat dhe arritjet e Shqipërisë vitet e fundit janë të vlerësueshme nga partnerët evropianë dhe se aprovimi i heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë do merret në momentin e premtuar që është pranvera e këtij viti. “Ekspozeja e arritjeve, e reformave dhe e proceseve që Shqipëria ka ndjekur në vijim, veçanërisht muajt e fundit, sot njihet dhe vlerësohet nga parnterët tanë evropianë, veçanërisht nga Holanda si të mjaftueshme për të dhënë dritën jeshile për atë proces që e presin të gjithë qytetarët shqiptarë”, u shpreh Basha. Basha u shpreh se do punohet ngushtësisht me Komisionin Evropian, duke e konsideruar këtë element si hapin e parë. “Komisioni Evropian ka dërguar një Mision në Shqipëri dhe presim që të shkurt të dërgojë edhe dy misione të tjera. Qëllimi i këtyre vizitave dhe këtyre takimeve me partnerët tanë evropianë është që të mos kemi asnjë pengesë dhe menjëherë pas vlerësimit të KE, për të cilin kam të gjitha arsyet të jem optimist, vendet anëtare të cilat janë vendimmarrëset, të marrin vendimin pozitiv dhe të mos vonojnë asnjë ditë vendimin e shumë pritur për shqiptarët pa viza në zonën ‘Schengen’”, u shpreh ministri i Brendshëm Lulzim Basha....