E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestro pronave të 9 bandave

• Llogari bankare, automjete, vila luksoze dhe asete të ndryshme, prona të dënuarve për trafik, janë “gjahu” i Antimafias shqiptare.Përgjatë vitit të kaluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda u paraqitën nga Prokuroria plot 11 kërkesa për sekuestrimin e pasurive të personave të akuzuar apo dënuar për trafiqe, asete të cilat pretendohet se janë vënë nëpërmjet rrugëve të paligjshme, shpeshherë përmes pastrimit të parave. Prokuroria e Krimeve të Rënda, tha dje se në punën e saj, krahas hetimeve për grupet dhe eksponentët kriminalë, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë edhe verifikimit të pronave dhe aseteve të tyre, që mendohet se kanë origjinë të dyshimtë financiare. Zyrtarisht ky institucion pohoi se vetëm për vitin që shkoi depozitoi në gjykatë 11 kërkesa për sekuestrim pronash, troje, llogari bankare, e asetesh të ndryshme për të cilat kishte dyshime të arsyeshme se rrjedhin nga veprimtari të paligjshme. Pjesa më e madhe e pronarëve të këtyre pasurive tashmë ndodhen të arrestuar, kurse një pjesë të tyre u janë vendosur emrat në listat e personave në kërkim ndërkombëtar. Në krye të listës së individëve që pretendohet se u përkasin këto pasuri, gjendet emri i Alfred Shkurtit, i njohur ndryshe Aldo Bare, i cili akuzohet si kreu i “Bandës së Lushnjës”. Burimet zyrtare pohojnë se aktualisht, mbi bazën e kërkesave të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sekuestros paraprake për llogari që kapin vlerën e 134 mijë eurosh e 34 milionë lekësh të reja, troje dhe tokë bujqësore me sipërfaqe 43 mijë metra katrorë, në qytete të ndryshme të vendit. Gjithashtu sekuestro është vendosur edhe për  katër apartamente dhe tri garazhe në Tiranë e Durrës, ndërtime tre mijë metra katrorë, hotel pesë katesh në Vlorë, një lokal në qytetin e Laçit. Ndërsa ndodhen në proces gjyqësor mjaft prona të tjera mes të cilave “Laguna e Karavastasë”, sipërfaqe toke prej 11,792 metër katrorë në Divjakë, 1 216 metër katrorë në Lushnjë ku përfshihen ndërtesat dhe pajisjet brenda ndërtesave, por edhe barkat e peshkimit, rrjetat dhe dajlanët e ndërmarrjes së peshkimit si dhe disa objekte të tjera që i përkasin Bares, të cilat ndodhen në qytetin e tij të lindjes. Gjithashtu, Prokuroria kërkon sekuestrimin e disa mjeteve, për të cilat është vërtetuar se i përkasin personave të akuzuar apo dënuar nga Krimet.         f.mSekuestrot Aldo BareShoqëria “Laguna Karavasta”, sh.p.k. me sipërfaqe 11 792 metra katrorë në Divjakë, bashkë me 1 216 metra katrorë ndërtesa e pajisje si dhe barkat e peshkimit, rrjetat dhe dajlanët.Sipërfaqe 470 metra katrorë në lagjen, “Çlirimi”, Lushnjë, ku përfshihen disa objekte: Magazina, garazhe për makina, etj. Aleksandër BojkoHotel me sipërfaqe 470 metra katrorë, duke përfshirë truallin dhe të gjitha pajisjet brenda tij, në “Ujë i Ftohtë”, Vlorë.  Avni AvduliDy autovetura, njëra tip “Volswagen” dhe tjetra “Benz” si dhe një llogari bankare në vlerën e 6 milion lekëve.Hysni SokolajLlogari bankare në emër të të atit të Sokolajt, në vlerën e 8. 494.718 lekë, si dhe të një veture “Mercedez-Benz”.  Besnik BrakaDy autovetura, tip “Jeep” e “Nissan Patrol”, një rimorko tip “Barteli”, një trajler “Semi-Rimorko” si dhe llogarisë bankare në vlerën e 209.36 USD. Besnik ÇoboDy lokale, njëri me sipërfaqe 175 metra katrorë, në Tiranë, dhe tjetri me sipërfaqe 49.2 metra katrorë në Laç, një llogari bankare në vlerën e 301.265.26 lekë si dhe shumën prej 5 mijë euro.Jani TafaAutoveturë tip “Mercedez-Benz” Blendi BalliuDy apartamente banimi, me sipërfaqe 101,35 metra katrorë bashkë me pajisjet, në rrugën “Sami Frashëri”, Tiranë dhe sipërfaqe 75.3 metra katrorë në Golem- Kavajë, si dhe një shumë prej 70 mijë eurosh. Ilir KoçiajAutoveturë tip “Mercedez-Benz”, dhe dy llogari bankare, 5. 5 milionë lekë dhe 29 mijë dollarë.11 kerkesau paraqitën nga Prokuroria në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjatë vitit të kaluar për sekuestrimin e pronave të të akuzuarve për trafiqe.1 procespo vazhdon ende te Krimet e Rënda për sekuestrimin e autoveturës “Benz” pronë e Jani Tafës, i cili mori pafajësi për trafik femrash. 8 llogaribankare ndodhen në gjykim nga Krimet e Rënda, ku pritet të vendoset për sekuestrimin e apo jo të tyre në bazë të kërkesës së Prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›