E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënimi me grevë urie zbut hekurudhën, pranohen dy kërkesa

• DURRES - Vetëm 24 orë pas paralajmërimit për grevë pa afat në hekurudhën shqiptare Ministria e Transporteve dhe filiali i saj në Durrës kanë rënë dakord për të plotësuar dy kërkesat bazë të sindikalistëve:Rritjen e pagës dhe ndalimin e reformës. Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave Shqiptare hedh poshtë zërat e sindikalistëve, duke premtuar publikisht rritje page dhe duke mohuar shkurtimin e vendeve të punës në kuadër të reformës. Një ditë pas kërcënimit të sindikatës së hekurudhave për paralizim të punës në të gjithë sektorët, ka reaguar përmes një konference për shtyp drejtori ekzekutiv, Zamir Ramadani. Ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe pretendimet e ngritura nga sindikalistët me justifikimin se hekurudha shqiptare ka arritur rezultate të larta në të gjithë sektorët. Ramadani ka preferuar të flasë shkurt. Ai ka shtuar se hekurudha ndodhet aktualisht në proces inventarizimi. Drejtori Ramadani nuk ka publikuar shifra apo argumente të tjera që vërtetojnë ringjalljen e hekurudhës në bazë të tonazhit të mallrave apo të pasagjerëve, për çdo segment të Shqipërisë. Sipas tij, është i sigurt fakti se qeveria nuk do të ndërmarrë shkurtime të vendeve të punës në hekurudhë. Duke qenë dakord me sindikalistët për nivelin e ulët të pagave drejtori ka deklaruar se, së shpejti do të ketë rritje rrogash. “Nga 14 mijë lekë të reja që është aktualisht paga më e ulët në hekurudhë brenda pak javësh paga minimale do të arrijë 19 mijë lekë. Në të njëjtin raport do të rriten edhe pagat e tjera”, deklaroi Ramadani. Kreu i hekurudhave ka hedhur poshtë akuzën e sindikalistëve se në hekurudhën shqiptare janë tjetërsuar pronat. Në vitin 2000 hekurudha shqiptare ka kaluar në shoqëri aksionere, ndërsa në vitin 2005 ajo u ndesh me fenomenin e shkatërrimit të pronave, për të cilat nuk është bërë asnjë llogaridhënie. o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›