Edvin Murati, pranë lamtumirës nga kombëtarja

Nga Bledar Kuka
Mesfushori i njohur shqiptar, Edvin Murati, duhet të jetë pranë lamtumirës me ekipin kombëtar. Lojtari me të majtën e fortë e të saktë mësohet se e ka thënë këtë mendim të tijin në mjedis shokësh. Burimet shumë pranë tij kanë deklaruar se shkak për një tërheqje të Muratit do të bëhen dëmtimet e shumta që ka kaluar kohët e fundit dhe që e kanë detyruar të zbresë edhe në kategorinë e dytë greke. "Edvini mund të largohet nga ekipi kombëtar, - thotë ky burim, - mund të detyrohet nga dëmtimet dhe nga fakti që luan në kategorinë e dytë. Kjo do të thotë se lamtumira mund të jetë fare pranë". Murati ka qenë pjesë e ekipit kombëtar prej shumë vitesh, duke zhvilluar jo pak por plot 41 ndeshje, në të cilat ka shënuar edhe 4 gola. Edvini ka provuar disa vende në karrierën e tij si Gjermaninë, Francën dhe Greqinë. Në Francë ai luajti për Paris SG dhe për Lille-n, ndërsa më pas u zhvendos tek Iraklis-i i Selanikut, pas marrëdhënieve jo të mira me trajnerin e Lille-s, Halilhodzic. Murati, një mesfushor i krahut të majtë, do të mbahet mend për cilësinë e golave të shënuar për kuqezinjtë, si atë me roveshatë ndaj Finlandës, në Helsinki (1-2), që ishte edhe goli i barazimit të përkohshëm, apo atë me goditje dënimi ndaj Zvicrës (1-1) që barazoi rezultatin. Por goli më i rëndësishëm do të mbetet ai i shënuar me kokë ndaj kampiones së Europës, Greqisë, më 4 shtator 2004, në "Qemal Stafa", ndeshje që Shqipëria e fitoi 2-1.