Ervin Skela: “Jam i paduruar për të luajtur”

Albania-sport - Ervin Skela, blerja e merkatos dimërore e Energie Cottbus, kaloi katër javë mes ec-e-jakëve nga stërvitja në klinikën e specializuar të Esenit, ku u kurua për vlerat e larta të gjakut. Tashmë fantazisti shqiptar i është rikthyer fuqishëm stërvitjes. Gazeta lokale gjermane "Lausitzer Rundschau" zhvilloi një intervistë të shkurtër me lojtarit të Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, e cila është publikuar edhe në sitin lr-online.de.
Ervin Skela, si ndiheni në këto momente?
- Ndihem shumë mirë. Prej gjashtë ditësh kam rifilluar vrapimet dhe po përmirësohem vazhdimisht edhe pse ngadalë.
Cila është ngarkesa juaj stërvitore që i lejoni vetes pas sëmundjes suaj?
- Unë stërvitem një herë në ditë. Por në këtë program përfshihen edhe vrapime të lehta të gjata, dhe nga ana tjetër punoj me trajnerin e fitnesit Dirk Keller në sallën e forcës. Ngarkesat stërvitore po i rris ngadalë.
Sa besoni ju tek shokët tuaj për një rezultat të mirë në Mainc?
-Unë u besoj shumë. Ne po tregojmë formë të mirë në ndeshjet e kthimit dhe jemi të pamundur deri tani. Është e normale që unë tu dëshiroj që dhe pas ndeshjes me Mainc të jetë po kështu.
Sa e madhe është dëshira juaj që të luani sërish futboll?
- Unë kam një dëshirë të madhe për t'u rikthyer në fushë. Për mua kjo është një situatë e re, që unë tre apo katër javë nuk e pata mundësinë të luaja. Dalëngadalë po humbas dhe durimin. Por unë e di shumë mirë, se më përpara unë duhet të jem plotësisht i shëndetshëm.
A keni vendosur ndonjë objektiv, kur ju të riktheheni në fushë?
- Më të mirin. Kur unë të rikthehem plotësisht në gjendjen më të mirë fizike, mund ta ndihmoj shumë ekipin. Tani për tani, nuk dëshiroj të përmend ndonjë objektiv.
Bisedoi me Ervin Skelën Wolfgang von der Burg
Përgatiti: Dash Frashëri