Edvini çon Erion Velinë në Durrës, që të balancojë dëmin që iu shkaktua nga Lefter Koka
Panik i gjithëpranishëm mes njerëzve të Edvinit. Erion Veliaj është frikësuar nga presioni i Erion Braçes në Berat dhe po synon të kandidojë në Durrës, si i pari i listës, aty ku Lefter Koka, së bashku me tarafin që e mbështet, shpalli divorcin, duke iu bashkuar LSI-së së Ilir Metës
Afrimi i etheve elektorale nuk ka lënë pa prekur as 2 Erionët e Partisë Socialiste;
i pari militant i hershëm në këtë forcë politike, por i ngjitur në majat më të larta të skakierës politike në selinë ylberiste vetëm pas largimit të Fatos Nanos nga drejtimi i partisë dhe i dyti pas një investiturë përgjithësisht mediatike te ish-Ministrit eksentrik të Kulturës dhe më pas Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Zëra brenda PS-së thonë se kjo përplasje ka ardhur si pasojë e një rrengu që vetë kryesocialisti kërkoi që t’i thurte një rreng Erion Braçes, duke vendosur adashin e vet në të njëjtën listë deputetësh në qarkun e Beratit. Disa të tjerë, antipatikë ndaj Braçes, thonë se Veliaj ka evokuar rrënjët e origjinës familjare për këtë kandidim. Por fakt është se drejtuesi i G99-s ka insistuar që të garonte në këtë qark për shkak të probabilitetit më të lartë për të dalë deputet. Për këtë Veliaj u referohet edhe statistikave që e nxjerrin Beratin një bastion të së majtës. Megjithatë ky vendim eshte edhe pasoje e virusit që duket se ka prishur paqen mes tyre duke dhënë kësisoj një shfaqje krejt të ndryshme nga komplementariteti që rëndom 2 Erionët e PS-së shfaqnin para opionin publik duke konkurruar se kush ka më shumë zell në derdhjen e vrerit dhe artikulimin e shpifjeve me të gjetura ndaj qeverisjes aktuale. Braçe, pavarësisht popullaritetin në rradhët e militancës nuk ndihet i sigurt për fatin e kandidimit të vet. Kështu që ka reaguar ashpër ndaj këtij synimi. Në këto kushte ka qenë vetë Veliaj ai që me sugjerimin e Ramës është tërhqeur duke pranuar që të listojë emrin e tij në Qarkun e Durrësit. Edhe në këtë rast perspektiav duket e zymtë, pasi 4 vite më parë e djathta triumfoi 8 me 0.
Meta shfaqet në Durrës së bashku me njerëzit e Lefter Kokës/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka sulmuar që nga qyteti i Durrësit, gjatë konstitutimit të forumit të grave të LSI-së kryebashkiakun e Tiranës, njëherazi kreun e PS-së, Edi Rama, në lidhje me projektbuxhetin e Bashkisë për këtë vit që ka mbetur ende i bllokuar për shkak të kokëfortësisë së këtij të fundit për të marrë parasysh kërkesat e këshilltarëve të ndryshëm. Ndërsa ka shpjeguar arsyet se, përse LSI kundërshtoi miratimin e buxhetit në këshillin bashkiak, Meta nën shënjestër ka vënë dhe aksionin e iniciuar nga Rama për gjelbërimin e Tiranës, duke e quajtur atë një spot mashtrues. Meta ka sjell në vëmendjen e të pranishmeve dhe ndryshimin e kushtetues, duke thënë se ajo erdhi si rezultat i bashkëpunimit Berisha-Rama. Në këtë pikë Meta është shprehur i sigurt dhe është betuar para simpatizantëve të LSI-së që për këtë çështje do të bëhet patjetër referendumi. Ndërkaq Meta ka bërë më tej një panoramë të situatës ekonomike dhe politike në vend, Meta risolli në vëmendje tragjedinë e Gërdecit, ku humben jetën 26 persona. Sipas tij, Berisha i premtoj parajsën, por varfëria i detyroi nënat në Gërdec që të merrnin fëmijët e të punonin në fabrikën e vdekjes. Ai theksoi më tej se LSI po ridimensionohet dhe brenda javës së ardhshme do të përfundojnë zgjedhjet
e kësaj force politike në qarkun e Durrësit, ndërsa po përgatitet të fitojë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në fund Meta prezantoi ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Lefter Koka dhe ish-kryetarin e këshillit të qarkut, Genc Alizoti, si dy nga ish-drejtuesit e PS-së që i janë bashkuar kohët e fundit LSI-së dhe filozofisë së saj gjithpërfshirëse.