E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini gradon në parlament katër besnikët e Ramiz Alisë

Pas Ruçit, sigurimsit të vjetër e të çertifikuar, dje ka qenë radha e Namik Dokles, Valentina Leskajt, Arta Dades e Et’hem Rukës, të gradohen në komisionet parlamentare, si përfaqësuesit ekspertë të PS, por së pari si njerëzit besnikë të Ramiz Alisë


Partia Socialiste ka shënuar daljen nga politika e rrugës dhe marrjen pjesë zyrtarisht në punimet e Kuvendit të Shqipërisë. Opozita ka zgjedhur dje pas mbledhjes së zhvilluar në mesditë të grupit parlamentar socialist, strukturat e saj drejtuese në Kuvendin e Shqipërisë. Pas 11 muajsh mos përfaqësimi në nivelet më të larta të Parlamentit, PS që nga dita e djeshme ka të emëruarit e saj, të cilët bashkë me mazhorancën do vijojnë punën për realizimin e reformave dhe kalimin e ligjeve të rëndësishme. Pas afro një viti nga zgjedhjet e përgjithshme, grupi parlamentar socialist ka zyrtarizuar pjesëmarrjen me kohë të plotë në kuvend. Plot 11 muaj qëndrimi jashtë dyerve të kuvendit dhe duke mos marrë pjesë në asnjë prej proceseve politike të integrimit dhe reformave, duket qartë se politika kasnecë e Edvinit ka kuptuar se blofi s’mund ta nxjerrë me sukses dhe aq më tepër për të realizuar synimet e hershme ogurzeza për rrëzimin e qeverisë, sipas alternativës së Kirgistanit. Në këto kushte, Edvini s’ka pasur rrugë tjetër, veçse të pranonte realitetin se Shqipëria nuk vuan nga krizë institucionale dhe për më tepër, është konsideruar i vlerësueshëm dhe njëherazi historik procesi elektoral i vitit të shkuar, të cilin kryesocialisti e kontestoi prej një viti me radhë, por pa patur kurrfarë prove, për pretendimet e ngritura. Por ajo qe ka terhequr vemendjen ka qene gradimi i njerezve me besnike te Ramiz Alise, te cilet kane qe nga 1990 qe rrine ne politike si emisaret e diktatorit te fundit komunist. Kështu, grupi parlamentar socialist i Edvinit ka zgjedhur Namik Doklen nënkryetar të parlamentit. Ndërsa gjithashtu, grupi parlamentar ka përzgjedhur dhe emrat e deputetëve socialistë që do të vendosen në krye të disa komisioneve parlamentare që i takojnë opozitës. Më konkretisht, Valentina Leskaj do të jetë Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Et’hem Ruka, Kryetar i Komisionit për Punën, çështjet Sociale dhe Shëndetin. Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian është caktuar ish-ministrja Ermelinda Meksi. Në postet e nënkryetarëve në komisionet parlamentare: Fatmir Xhafa është përzgjedhur për të marrë postin e nënkryetarit të Komisionit për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Arta Dade nënkryetare e komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme. Mimi Kodheli do jetë nënkryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Ilir Gjoni në postin e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Ilir Beqaj, nënkryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›