Partia e të birit të Kristaqit, një parti që prodhon pesimizëm

Duhet me qenë pak i çmendur të jesh kaq i ri dhe të angazhohesh si profesionist i pesimizmit. Sa herë tamburet e veshëve dhunohen nga decibelët e kryetarit, kupton se kemi të bëjmë me një kakofoni me trajta klinike. Politikanët e majtë transmetojnë pesimizëm, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë. Shumë pesimizëm. Mbase kanë të drejte. Mbase realiteti është vërtet kaq pesimist. Mbase... thjesht... ata janë pesimistë. Sidoqoftë, nëse heqin dorë nga ky kamikazllëk social, ndofta kanë ndonjë shans që të fitojnë. Po së pari duhet të fillojnë të mësojnë të qeshin. Ose me saktësisht... “të lirohen” nga sindroma e kutive. Sepse në gunën e tyre nuk është se po mbajnë të gjitha hallatet e botës. Kjo është mëse e sigurt. Ndërkaq lajmi më qesharak që patëm ditën e djeshme ishte se në Partinë Socialiste u mblodh grupi parlamentar, ku u zgjodh edhe nënkryetari i Kuvendit, si dhe kryetarët e nënkryetarët e komisioneve parlamentare. Posti më i lartë është ai i Nënkryetarit të Parlamentit, për të cilin deputetët e PS-se pranuan të zgjedhurin e Edvinit që është fosilja e diktaturës Namik Dokle. Natyrisht në këtë mbledhje pati edhe një moment ilariteti kur alter-egoja e Edvinit Shalsi, u zgjodh Nënkryetar, pra zëvendës i Gramoz Ruçit: kur ky është në Salari me mushkën e tij. Edi Rama është një regjisor i mirë por një skenarist i dobët, tepër i dobët - të paktën për t’i hedhur hi syve kritikëve të tij të kishte zgjedhur ndoca që i kanë dalë kundra, parimi normal i ndarjes së pushteteve dhe përfaqësimit edhe brenda partisë. Imagjino të kesh Ben Blushin, Kastriot Islamin dhe Arben Malajn në parti, e të bësh nën kryetar një dordolec në tentativë si Edi Shalsi! Me këtë veprim Edi Rama na habi më shumë seç duhet.
...