Edvini, në Këshillin Bashkiak, me porositë e Leskajve, Kokëdhimëve e Dulakëve

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shndërruar dje në një arenë përplasjejej politike. Këshilltarët e PD-së kanë imponuar shtyrjen e miratimit të Planit Urbanistik të kryeqytetit, për shkak se versioni i paraqitur nga Edvini, mbronte vetëm interesat okulte të Kokëdhimës, Leskajt dhe Dulakëve
ashkia e Tiranës u faktua përfundimisht si një institucion që ka përfunduar në anekset e mafies së ndërtimit. Mbledhja e Këshillit Bashkiak zhvilluar dje pasdite, iu rezervua prezantimit të Planit Rregullues për Tiranën, por ajo çka u konstatua ishte se, ai nuk ishte gjë tjetë, veçse një kopje e interesave të disa ndërtuesve si Kokëdhima, Dulakët dhe Leskajt. Edhe mungesa e pa arsyeshme e Edi Ramës gjatë prezantimit të Planit, i referohet pikërisht të dhënave të sakta se ky draft është artikuluar në mënyrë të tillë që të përfitojë një klan i caktuar në mënyrë selektive.
Anëtarët e Partisë Demokratike propozuan që Plani Rregullues i Tiranës të kalojë si pikë e parë për diskutim në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme.
Plani u prezantua nga administratori i bashkisë, Dritan Agolli, i cili, duke shmangur përgjegjësitë dhe favoret që, Edi Rama dhe shpura masonike pritet të përfitojnë, synon të menaxhojë rritjen urbane në Tiranë. Agolli theksoi se, plani rregullues është miratuar që në dhjetor të vitit 2008. “Në këtë plan është llogaritur shtimi i kryeqytetit me 400 mijë banorë deri në vitin 2020”, shtoi ai.
Anëtarët e Partisë Demokratike mbasi dëgjuan prezantimin e Planit Rregullues të Tiranës i kërkuan Këshillit Bashkiak që të hetojnë mbi njollat e zeza të ndërtimit dhe interesat klienteliste të Kryetarit të Lejeve të Ndërtimit në mënyrë që Plani Rregullues të mos shërbejë si një alibi për vazhdimin e betonizimit të Tiranës jashtë kritereve urbanistike, jashtë interesave të qytetarëve të Tiranës dhe brenda interesave të pushtetit Rama.
Në fjalën e tij përfaqësuesi i Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti tha se “ky plan është i papranueshëm, për shkak se në të ngrihen shumë pikë pyetje. “Si do të harmonizohen qytetarët me interesat e pronarëve? Ne nuk mund ta pranojmë këtë plan i cili ka shumë pika të paqarta dhe se në këto pika të paqarta nesër mund të bëhen shkak për abuzime, ky kod ka problematik që nesër mund të nxisë shuam probleme. Nuk më duket që është gjetur në formën që plotësohen interesat e qytetarëve”, tha Kosovrasti.
Në të njëjtën linjë u shpreh dhe këshilltarja tjetër, Blegina Agolli e cila evidentoi se në këtë plan nuk bëhet asgjë tjetër, veçse plotësohen interesat e Koço Kokëdhimës, Leskajve dhe Dulakëve. “Plani kurrë nuk i’u paraqit qytetarëve dhe është detyrë e Këshilltarëve të zgjedhur nga qytetarët e Tiranës që të kontribuojnë për transparencën e këtij plani që u fsheh pas posterave të ngjyrosur njësoj si pallatet e qytetit për të fshehur anën e errët të qëllimeve të kryebashkiakut. Ne u shprehëm dhe jemi të vendosur që të hedhim dritë mbi errësirën që mbulon praktikat korruptive të lejeve të ndërtimit dhe licencave të çdo lloj veprimtarie ekonomike dhe administrative, konkurseve mashtruese dhe tenderave të Bashkisë Tiranë”, u shpreh këshilltarja bashkiake e Partisë Demokratike, Blegina Agolli.
Gjithashtu edhe Suzana Guxholli theksoi se në planin e prezantuar ka shumë mangësi, duke evidentuar një seri elementësh që e bëjnë atë të parevokueshëm. “Çfarë lloj kodi është ky, kod ku plotësohen kriteret e Koço Kokëdhimës, Leskajve, apo edhe Dulakëve....dhe bëhet kusht i kritereve në lidhje me ato që janë me fat. Referuar kompetencave për pranimin e planit, ne përfaqësojmë qytetarët. Në këtë plan ka shumë mangësi, kë quani ju transformim, kur transporti është i vdekur, ku infrastruktura është e vdekur, ku kompetencat e Këshillit Bashkiak mendojnë se Tirana është e vdekur”, tha Guxholli.
Në kohën që këshilltarët në Këshillin Bashkiak kanë përfunduar pyetjet dhe ankesat në lidhje me planin e ri rregullues të kryeqytetit pritej të dëgjohej administratori Dritan Agolli. Në momentin që administratori i Bashkisë së Tiranës ka filluar seancën e përgjigjeve ndaj pyetjeve të këshilltarëve kanë nisur debate të ashpra mes tij dhe këshilltarit Gjergj Bojaxhi. Administratori Agolli u shpreh se, “ky është plani i parë i këtij lloji në Republikën e Shqipërisë plani është i qytetit dhe qytetarëve dhe jo i politikës”.
“Ky ka qenë plani që ka pasur diskutimet më të mëdha publike që nga qytetari më i thjeshtë deri tek kryeministri dhe presidenti”, tha ai.
Në këto momente janë intensifikuar akuzat e këshilltarëve të PD-së për mungesën e konsultimeve. “Ky plan është përkthyer para disa muajsh dhe ti po gënjen, nuk jemi këtu për t’u tallur”, ka theksuar Gjergj Bojaxhi.
Reagon edhe lëvizja qytetare “Zgjohu”
Plani Rregullues - Rama fsheh interesat klienteliste, hetim aferave korruptive
Komisioni për Transparencë Qytetare, i cili është ngritur nga Lëvizja “Zgjohu” si një përshkallëzim të aktivizimit qytetar kundër korrupsionit, ka denoncuar Planin Sekret Rregullues të Tiranës, i cili sipas tyre u fsheh për muaj të tërë nga kryetari Rama për të fshehur pikërisht interesat klienteliste që fshihen pas këtij plani.
Përfaqësuesi i lëvizjes “Zgjohu”, avokati Altin Goxhaj, u shpreh dje se “Rama pasi organizoi një fushatë mashtrimi publik me Planin Rregullues për të fshehur detyrimin për transparencë duke bërë dialog me militantë të Partisë Socialiste dhe duke mos lejuar pjesëmarrjen në takime të zërave komponentë të qytetit, madje dhe duke përzënë nga salla qytetarët jo militantë të Partisë Socialiste që guxuan dhe hynë të paftuar në dialogët e Ramës, ai vazhdon të mos bëjë transparent Planin Rregullues me qëllimin e qartë që të vazhdojë skemën e tij klienteliste të betonizimit të Qytetit”.
Ky komision ka akuzuar Planin Rregullues si Plani i Njollave të Zeza Betonizuese të klientelës Rama. Sipas tij, Rama sot duhet të bëjë transparencë se mbi ç’baza janë përcaktuar njollat e ndërtimeve betonizuese dhe si janë vendosur hapësirat e gjelbra, kush janë zonat që do të ndërtohen të parat dhe kush të dytat dhe çfarë interesash klienteliste fshihen pas njollave të ndërtimit.
“Kjo Bashki është kthyer në një Bunker për gjithë qytetarët e Tiranës”, tha ai.
4 muaj më parë, shtoi Goxhaj, falangat e kryebashkiakut ushtruan dhunë dhe kërcënime ndaj aktivistëve të lëvizjes “Zgjohu” duke djegur edhe simbolin e protestës, një Bunker butaforik me shpresën se duke ardhur në pushtet në 28 Qershor do të hakmerreshin ndaj tyre.
“Ndërkohë që në mbledhjen e muajit shtator, prezantimi i planit u pezullua për shkak se këshilltarët e PD-së dhe të LSI-së e quajtën tallje mënyrën që kishte përzgjedhur administrata e bashkisë për prezantimin e planit. Kjo e fundit kishte bërë një regjistrim të përfaqësuesit të firmës “Urban-plan”, e cila ka hartuar dhe planin e kryeqytetit”, u shpreh më tej, Goxhaj.
...