E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini në panik për prishjen e zonave të klientëve, denoncon zgjatimin e Bulevardit

17-05-2012 / Gazeta 55

Prapa denoncimit për “prishjen e ekuilibrave socialë” të kryeqytetit, fshihet frika se klientela e krijuar prej ish-kryebashkiakut, nuk do të përfitojë më privilegjet e krijuara ndaj zonave të margjinalizuara, siç janë edhe zonat e veriut të kryeqytetit. Edvini synon betonizimin e hierarkisë së pronave e bizneseve ekzistuese, duke mbajtur si banorë të dorës së dytë, pronarët e zonave jashtë ish-Bllokut

Në mbi 10 vjet që Edvin Rama “mbretëroi” në krye të bashkisë së Tiranës, bindjen e tij se kryeqyteti nuk i kapërcen “kufijtë e Bllokut”, tentoi ta injektoi te çdo kryeqytetas.
Në 10 muajt e fundit kryeqytetasit kanë kuptuar se Tirana nuk është “Blloku”.
Ndërsa ky ndryshim u certifikua dje me legalizimin e projektit të zgjatimit të Bulevardit, Edvin Rama nuk mundi të duronte dhe jo aq për xhelozi, se sa për ca gjëra të tjera “më të thella”, gjeti Aldrin Dalipin kryekëshilltarin socialist, ta nxiste të reagonte për merakun e tij për “ca gjëra të tjera”.
Cilat janë “ca gjëra të tjera”?
“Ca gjëra të tjera”, nuk janë asgjë veçse një gjë, prishja e raporteve klienteliste që Edvin Rama kishte ndërtuar me ndoca “ndërtues” të vathës së tij politike.
Në këtë kontekst, prapa denoncimit të djeshëm të Aldrin Dalipt, për “prishjen e ekuilibrave socialë” të kryeqytetit, fshihen “ca gjëra të tjera”, sikurse frika se klientela e krijuar prej ish-kryebashkiakut, nuk do të përfitojë më privilegjet e krijuara ndaj zonave të margjinalizuara, siç janë edhe zonat e veriut të kryeqytetit.
Me qëndrimin e tij të djeshëm të shprehur nëpërmjet Aldrin Dalipit, Edvin Rama synon të çojë më tej “institucionalizimin” e betonizimit të hierarkisë së pronave e bizneseve ekzistuese, duke mbajtur si banorë të dorës së dytë, pronarët e zonave jashtë ish-Bllokut.
Ndërsa synimi i Edvin Ramës është i qartë, “asetet” që ai ka zgjedhur nuk mjaftojnë… Nuk mjaftojnë sepse në marrëdhëniet “na-nëm” që ai kishte ndërtuar në mënyrën më klienteliste të mundshme, prej të paktën 10 muajsh, ai nuk ka çfarë të “japë” e për pasojë “të marrë” nga “ndërtuesit” e vathës së tij politike…

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›