Edvini paralajmëron nga Korça aktivizimin e një revolucioni permanent kundër reformave demokratike
TIRANë- Daljet e përditshme të Edi Ramës me disa protesta pa mbështetës dhe të mbushura me mllef kundër elektoratit të majtë, të cilët akuzohen nga ylberistët si shkaktarët kryesorë të humbjes së zgjedhjeve, po tregojnë gjithnjë e më shumë tmerrin e kryesocialistit përballë humbjes së besueshmërisë ndaj socialistëve të thjeshtë.
I ndodhur në këto kushte të pafavorshme dhe kritike për mbijetesën e tij në krye të PS-së, Edvini bën thirrje për një përshkallëzim që qëndrimit reaksionar, duke paralajmëruar për një radikalizim të opozitës.
Deklarata e djeshme nga Korça, se opozita do rrëmbejë pushtetin me dhunë, ashtu siç ndodh nëpër revolucione, zbuloi edhe karakterin e vërtetë të Edi Ramës dhe lidhjen e tij biologjike me nomenklaturën komuniste. Edvin Kristaq Rama, në dëshpërim të thellë dhe i lënë në harresë të plotë nga socialistët e thjeshtë, bën apele të dështuara nga rrethinat e Shqipërisë, për një përshkallëzim të qëndrimit reaksionar kundër vendit dhe interesave kombëtare, me arsyetimin tejet banal se kjo qeveri nuk bën dhe se nuk po qeveris sipas interesave të tij dhe klanit që udhëheq.
Përqendrimi i kursit reformator të kabinetit “Berisha”, te integrimi evropian dhe ndërmarrja e një aksioni të gjerë reformash, është domethënëse se, për shefat e bojkotit me ngjyrime destabilizimi ka ardhur fundi.
Ndaj, Edi Rama po mundohet të veprojë sa të jetë në kohë. Por, ajo që e bën më qesharake këtë tendencë të tij dhe falangave majtiste që e ndjekin nga pas, është fakti i palëkundur se protestat janë kthyer në një mejhane ahengu për ‘edvinistët’ të cilët i fokusojnë bisedat jo drejt marrjes së pushtetit, pasi janë të vetëdijshëm se nuk jetojnë në shek. XVIII, por drejt tematikave intime, të cilat i ka legalizuar vetë kryesocialisti.
Për këtë, gazeta “55”, ka shpjeguar në detaje të gjithë skupin e deklaratave të Ramës përmes mediave, në një kohë kur reagimet e tij s’kanë kurrfarë vlere dhe burojnë nga ligështia e humbjes së zgjedhjeve. Për më tepër, protestat as nuk zhvillohen, për arsyen e lart përmendur dhe se dalja nëpër qytetet e Shqipërisë, shërben për ylberistët si një ditë rehati dhe pikniku.
Me afrimin e 30 prilli, sipas lakuriqit të PS-së, protestat do përshkallëzohen në Tiranë, kundër qeverisë së Sali Berishës. Por, mesa duket ai ende nuk e ka të qartë se protestat zhvillohen me prezencën e mbështetësve, gjë e cila i mungon prej kohësh Partisë Socialiste.
Akuzat e drejtpërdrejta ndaj komisionerëve socialistë, se fshihen ata pas humbjes së zgjedhjeve për PS-së i ka detyruar ata ndoshta edhe nga frika e ndëshkimit ligjor, në një kohë kur janë të pafajshëm, të tërhiqen nga çdo angazhim me partinë e Edvinit, deri në një moment tjetër, kur në krye të saj, të mos jetë një lakuriq që është bërë gazi i botës nudiste.