E Diel, 1 Nëntor 2026

Njëpërdorimëshi Saikeq Tahiri, merr përsipër gjobën e Edvinit

Kryesocialisti është duke i atashuar vetes një nga përgjegjësitë më të mëdha, bllokimin e integrimit të vendit

Një nga deputetët e rinj të Partisë Socialiste, i cili nuk gëzon as prestigjin dhe as përvojën e një ligjvënësi përfaqësues të elektoratit, Saimir Tahiri, reagoi dje ndaj deklaratës së zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta se opozita po bëhet pengesë për integrimin e vendit. Deputeti socialist, i cili vazhdon të konfirmohet si thjesht një vegël në duart e Edi Ramës dhe se nuk mund të jetë e largët dita kur ai bashkë me disa kolegë të tij, të mos jenë më të dobishëm për platformën e Edi Ramës, tha se për integrimin mbetet përgjegjëse qeveria e jo opozita. Fakti që opozita nuk është bërë bashkëpunuese që prej fillimit të kësaj legjislature, në asnjë prej reformave të miratuara nga mazhoranca, do të thotë as më shumë e as më pak, se partia e dytë më e madhe në vend, nuk ka interes për zhvillimin e vendit dhe ndjekjen e rrugës së demokratizimit.
Kësisoj, në këto kushte, Saikeqi i Edvinit, jo vetëm që nuk është në gjendje të justifikojë qëndrimin e PS-së por as të përligjë politikën e Edvinit, si pengesë në rrugën e integrimit të Shqipërisë. Në këtë drejtim, selia rozë, pavarësisht se ndodhet në momentet më kritike të saj, punon çdo ditë e më tepër për të mbuluar bëmat fatkeqe të Edvinit dhe ndjekësve të tij.
Por gjithsesi, e rëndësishme është se grupi i pinjollëve të brezit të dytë të nomeklaturës komuniste, nuk është në gjendje të riaktivizohet kundër pushtetit demokratik, për sa kohë ngrehina socialiste nuk gëzon mbështetje dhe vazhdon të shpërfillet nga të gjitha njësitë socialiste në mbarë vendin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›