Kryesocialisti ka shprehur vazhdimisht pakënaqësitë ndaj zërave kundër në parti

LMN, e kryëqëzuara e Kongresit ylberist
Partia Socialiste kryqëzon sot një nga zërat më kritikë në selinë rozë, siç është Lëvizja për Mendimin Ndryshe.
Debati i gjerë lidhur me legjitimitetin e metodikës së fraksionit, konkludoi në një qëndrim të përbashkët të ylberistëve, për nxjerrjen jashtë radheve të partisë, të çdo mendimi që shkon në raport të zhdrejtë me atë të kryetarit. Shpërfillja e deputetëve të LMN-së duket qartë në propozimet e tyre të hedhura poshtë nga grupi i punës socialist.
Përfaqësuesit e Lëvizjes për Mendim Ndryshe, krahas pikave të tjera, propozuan një nen të veçantë në statutin e ri, që të mos rikandidojë Kryetari i Partisë, në rast se ai humbet zgjedhjet dhe jep dorëheqjen. Pikërisht, kjo pjesë e projekt-statutit do t’i hiqte Edvinit të drejtën e mbizotërimit në krye të partisë dhe për këtë arsye përmes një urdhri nga lart, grupi i punës, hodhi poshtë propozimin.
Zemërimin e tij, kundër LMN-së dhe përfaqësuesve të saj, Edi Rama e ka shprehur hapur dhe ndrojtje. Ai i ka akuzuar deputetët Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami dhe Marko Bello, si të dekonspiruar dhe se shumë shpejt do të rikuperohen edhe postet që ata mbajnë në PS, duke nisur nga anëtarë kryesie deri te sekretariati.
Ky paralajmërim i Edvinit, është një mesazh i qartë për deputetët socialistë, të zgjedhur nga vota e lirë e socialistëve të thjeshtë më 28 qershor.
Ata janë bërë pre e një politike shfarosëse të Edvinit dhe ndjekësve të tij, të cilët po përdorin të gjitha modelet e mundshme për të ruajtur jetëgjatësinë në politikë.