E Diel, 1 Nëntor 2026

“Edvini u kujtua të hedhë baltën e radhës, pasi i dolën avujt e pushimeve të nxehta”

Kryeministri Sali Berisha dënon qëndrimin e opozitësNë kushtet pafavorshme për të bërë deklarata qesharake dhe akuza të rëndomta në drejtim të qeverisë, opozita shqiptare vazhdon të degdiset në një udhë pa fund, duke zhvendosur rigorozisht vëmendjen nga probleme të tilla, si përmbytjet dhe katastrofat natyrore, të cilat çdo vend i përjeton në varësi të kushteve atmosferike. Duke iu referuar zërave të opozitës për hetim të përmbytjeve...kryeministri Berisha deklaroi se derdhja e digave është bërë për përkujdesje sepse në bazë të rregullores së tyre, në mote të tilla ato duhet të shkarkohen pasi në të kundërt rreziku i përmbytjeve është i jashtëzakonshëm dhe llogaritet dhe në kosto jetësh njerëzore. “Opozita, pasi i dolën avujt e Sharm El Sheik-ut dhe Burj Al Arabia, u kujtua dje të kritikojë. Një gjë është e sigurt, se në origjinë të këtij problemi është Komani. Liqeni i Komanit ka një specifikë, nuk është liqen i madh dhe nuk ka ku të hapet, përveç se të përmbytë veprën e prodhimit të Fierzës. Origjina është një rritje e jashtëzakonshme e lumenjve të Alpeve, lumit të Valbonës, lumit të Currajt dhe lumenjve të tjerë, prurjet e të cilëve arritën në 1450 m3/s. Liqeni i Komanit është një liqen i cili maksimumin e ka 176 m3/s dhe nuk mund të shkojë më shumë, sepse kërcënon dhe Fierzën. Kurse eficenca po zbriti nën 170 m3/s i bie. Pra, pati një vërshim shumë të madh të lumenjve të Alpeve. E vërteta është se Fierza atë ditë Fierza u mbyll për të mos shtuar ujera në Koman, por prurjet ishin shumë të mëdha nga lumenjtë e Alpeve dhe këto bënë që të hapet tuneli i Komanit, i Vaut të Dejës, kurse këto 2-3 ditë është derdhur edhe nga Fierza. Derdhja është bërë për përkujdesje, sepse ka një rregullore që në mote të mëdha këto hidrocentralet duhet të shkarkohen. Vetëm Vau i Dejës ka kapacitete shkarkuese mbi 6000 m3/s. Kjo është e parashikuar, nuk ka rrugë tjetër. Po ashtu dhe Komanit nuk ke ç’ti bësh, është i ngushtë dhe duhet të shkarkohet”, u shpreh dje kreu i qeverisë Sali Berisha....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›