Qeveria, dëmshpërblim sipas ligjit për të prekurit nga përmbytjet
Deklaron gjatë një interviste për BBC, Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand PoniZëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni garanton të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet në qarkun Lezhë dhe Shkodër se qeveria ka gati planin për përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit si pasojë e baticës detare dhe portave të kaskadës së Drinit. Përmes një interviste për BBC, Poni u shpreh se menjëherë pas largimit të ujit qeveria do të dërgojë komisionet që do të bëjnë vlerësimet dhe do të dëmshpërblehen sipas ligjit plotësisht, të dëmtuarit. Poni u shpreh gjithashtu se po merren të gjitha masat për përballimin e gjendjes pa viktima, në zonat ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme katër ditë më parë. Banorëve vazhdojnë t’u vijnë në ndihmë forca të ushtrisë dhe policisë të komanduara nga Ministria e Brendshme.Cila është situata më e fundit në zonat e përmbytura nga reshjet dhe batica detare?Më duhet të them se situata është nën kontroll, pavarësisht kushteve shumë të vështira të motit. Niveli i ujit në hidrocentrale po i afrohet pikës kritike ndaj shkarkimet po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim...Pra s’bëhet fjalë për heqjen e situatës emergjente nga këto zona?Jo, jo! As që bëhet fjalë! Ne jemi të angazhuar maksimalisht që dëmet të jenë minimale, por situata prej reshjeve pritet të përkeqësohet…Përfaqësues të lartë të shtetit u kanë thënë banorëve të këtyre zonave se do t’i dëmshpërblejnë 100 për qind. Premtimi është politik apo ju keni filluar të llogarisni dëmet?Pa diskutim! Sa të na lejojë koha, pra, të largohet uji, ne do të dërgojmë komisionet që do të bëjnë vlerësimet dhe do të dëmshpërblejmë sipas ligjit plotësisht të dëmtuarit. Të gjithë pasurinë e tyre. Deklaratat janë politike, por jo në sensin për të gënjyer!Ju thoni se shkaqet e përmbytjes ishin natyrore, ndërsa opozita thotë se arsyeja e asaj që ajo e quan katastrofë është keq menaxhimi i hidrocentraleve dhe prishja për qëllime të tjera e fondeve të caktuara më parë për mirëmbajtjen e argjinaturave. Si përgjigjeni?Në fakt Ministria e Brendshme nuk merret me argjinaturat. Por më duhet të them se nëse nuk do të ishte cilësia shumë e mirë e tyre në Shkodër dhe në Lezhë do të ishte bërë qameti. Nuk do të kishim 800 ha të përmbytur, por mijëra, jo 70 familje në gjendje të rënduar, por 700 të tilla. Ne jemi të tërë aty për të përballur situatën pa humbje në jetë njerëzish. Ky është qëllimi ynë!...