E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama fyen OSBE-në, nxjerr për raportin një kapterr

17-08-2011 / Gazeta 55

Për raportin më të rëndësishëm të ndërkombëtarëve, Edi Rama ka nxjerrë zyrtarisht në publik një kapterr të politikës, një njeri të sjellë në parlament për të prishur rendin e gjërave dhe jo për të ndërtuar një partneritet të PS-së me ndërkombëtarët. Përdhosja s’është kapërdirë dot nga publiku, prandaj pasdite, kreu i PS-së është përpjekur pa sukses të përmirësojë imazhin nëpërmjet një editoriali, që ngjante me një letër të hapur

Partia Socialiste është në ditë të hallit. Zhdukja e Edi Ramës nga sytë - këmbët dhe përgjumja e tij, në resortet luksoze të ishujve turistikë të Mesdheut, ka rikthyer anarkinë në ngrehinën socialiste. Përfaqësuesi më i “denjë” i të majtës politike dhe opozitës socialiste, është Saimir Tahiri, i cili edhe pse është jashtë kontekstit të përcjelljes së mesazhit politik, doli dje në podiumin e ekspozesë mediatike të PS, për të lëshuar pseudo-kontestin, lidhur me raportin e fundit të OSBE/ODIHR. Por, sikurse edhe pritej, përpëlitjet e Tahirit s’mjaftuan, pasi ky i fundit në rolin e kapterit, s’tha asgjë të përtypshme, veç grahmës së dëshpërimit që ka pllakosur çorbën opozitare. U desh një editorial i gjatë i Edi Ramës, i cili u shpërnda fillimisht në redaksitë e mediave të majta, për të komunikuar qëndrimin zyrtar të Partisë Socialiste lidhur me raportin përfundimtar të ODIHR, për zgjedhjet vendore të 8 majit. Por pse Edi Rama refuzoi të komentonte në prani të mediave dokumentin zyrtar të ODIHR? Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se kryesocialisti prej ditësh të tëra s’ndodhet në Shqipëri, ndërsa zërat flasin për pushime të gjata të tij, në plazhet luksoze të disa prej zonave turistike të Mesdheut. Pas frekuentimit thuajse 1 mujor të resorteve turistike të Sardenjës, Edi Rama u kthye vetëm për 2 ditë në Shqipëri, periudhë të cilën e shfrytëzoi për një takim të shkurtër me ministrin gjerman për Ekonominë, Niegel, ndërsa pas këtij momenti prezenca e tij publike, është thuajse zero. Edhe atëherë kur dukej se kauza e opozitës për situatën politike, me afrimin e sesionit të ri parlamentar, do merrte një kuadër të rinovuar aksioni politik në Kuvend dhe gjerësisht në të gjitha komisionet Parlamentare, Edi Rama shpërfill dhe konsideron të panevojshëm kursin reformator opozitar, ndërsa tmerri për momentin lidhet me kongresin e 5 nëntorit. 
Editoriali i shpërndarë me SMS nga plazhet e nxehta Mesdhetare dhe shmangia me çdo kusht ndaj shfaqjes publike, konfirmon dhe njëherë lakuriqësinë e tij si dhe mungesën e karakterit prej lidershipi. Edi Rama lexoi mbi dafina sipas interesit të tij personal, raportin objektiv dhe frymëzues të organizmave ndërkombëtare të OSBE-së dhe ODIHR-it. Dhe si përfundim, u mjaftua me një e-mail bastard, të cilën e fshehu pas maskës “Editorial Nga Edi Rama”. Sigurisht që, shkërmoqjen e opozitës s’e shpëton dot nudizmi i Edi Ramës dhe as e-maile-t e zhveshura që vijnë me valë të shkurta nga brigjet detare të Mesdheut. Stuhitë e vjeshtës, jo vetëm parashikohen të rrufeshme në Partinë Socialiste, por njëherazi do i siglojnë pensionin politik atij që s’u bë kurrë lider. Dy ditë më parë, OSBE/ODIHR, publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet vendore të 8 majit, ku thuhej qartë se “këto zgjedhje ishin më të mirat e mbajtura ndonjëherë”. ODIHR ka adresuar plot 27 rekomandime për reformën e ardhshme elektorale, ku një amendament i veçantë do t’i kushtohet votave të hedhura në kutinë e gabuar, duke plotësuar kështu atë vakum ligjor që ekziston aktualisht në Kodin Zgjedhor. Tashmë, gjithçka është në duart e forcave politike, por kurrsesi s’vlen të konsiderohet “imponim i momentit” editoriali që Edi Rama nisi me e-mail nga shezllonet e plazheve turistike të Mesdheut.
    Kapter Tahiri, vegla e Edi Ramës dërdëllis kundër ndërkombëtarëve/ Nënkryetari i  grupit parlamentar të PS-së, Tahiri së bashku me stafin më të ngushtë të Ramës vazhdon ende të dërdëllisë për zgjedhjet e humbura të 8 majit duke mos e pranuar një gjë të tillë, por duke e konsideruar atë si një lojë të vjedhur nga ana e mazhorancës. Dhe kjo vetëm për faktin se akoma nuk arrijnë ta besojnë humbjen që pësoi kreu i opozitës Rama më 8 maj, apo akoma nuk kanë hapur sytë për të parë qartë se ç’po ndodh realisht në radhët e PS-së, pse PS-ja është përçarë, pse PS-së i kanë dalë shumë aleatë kundër, pse disa deputet kanë thyer rregullat e vëna nga lideri i tyre duke mos i zbatuar ato. Pse deputetë si Harasani, Islami apo anëtarë të tjerë të PS-së, si Haxhiymeri i kanë dalë kundër Ramës? Pse deputetë si Tavo apo Manjani u larguan nga kjo forcë politike duke dhënë kontributin e tyre në një tjerët parti në Lëvizjen Socialistë për Integrim qeverisëse me mazhorancën? Vallë u harruan qëndrimet e opozitës pas zgjedhjeve të 8 majit? Bllokimi i rrugëve protestat pranë KQZ, fluturimet e deputetëve të PS-së mbi punonjësit e policisë, daljet për shtyp e sulmet e një pas njëshme të Ramës me shokët e tij? Çka ndodhur tashmë në Partinë Socialiste, pse ka rënë heshtja? Pse tani na del Saimir Tahiri një vegël e Ramës për të na folur për një çështje të rëndësishme siç është raporti i OSBE / OHDIR-it? Ku është fshehur Rama, apo ndoshta as që i bëhet vonë për raportin e OSBE /OHDIR-it duke mos e prishur kështu rehatinë e pushimeve qe po kalon nëpër suitat më të shtrenjta në Evropë. Mos Rama kërkon të na tregojë se tashmë e ka lënë PS-në, në duart e Saimir Tahirit duke mos u shqetësuar aspak për kauzën që ka mbërthyer radhët e opozitës? Kreu i opozitës u mjaftua vetëm me një letër publike, por që realisht ishte dërguar fillimisht nëpër mediat që ai vetë drejton dhe kontrollon dhe jo me një dalje për mediat për të folur për raportin e OSBE- OHDIR referuar zgjedhjeve të 8 majit. Për nënkryetarin e grupit parlamentar të PS-së, zotin Tahiri
zgjedhjet e 8 majit shënuan një pikë të errët në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri duke shtuar gjithashtu se në zgjedhjet e 8 majit u vërejt fenomeni i mbushjes së kutive, që solli edhe ndryshimin e rezultatit në Tiranë. Me ketë deklaratë ai hedh poshtë dhe injoron organet me të larta si OSBE- OHDIR duke mos marrë fare parasysh faktet qe misioni i OSBE-OHDIR dërgoi në Shqipëri zgjedhjet e 8 majit rreth 350 vëzhgues afat gjate dhe afat shkurtër. Duke mos marre fare ne konsideratë praninë e  trojkës së ambasadoreve në Shqipëri, si të ambasadorit të OSBE-së, Ëollfarth, ambasadorit të SHBA-së Arvizu apo  edhe ambasadorit të BE-së, Sequi. Tashmë që Rama e ka lënë PS-në në duart e Tahirit dalldisja shkon edhe me larg. Shpifjet e opozitës dhe papagajve të Ramës kanë thyer heshtjen që kishte përfshirë selinë rozë këtë muaj. Edhe pse gjatë gjithë fjalimit të tij, zoti Tahiri fyu gjatë gjithë kohës mazhorancën, armikun e saj kryesor, por edhe ndërkombëtarët, pati kurajon të deklaronte se i ishte mirënjohës vëzhguesve ndërkombëtare duke ofruar në këtë mënyre edhe bashkëpunimin e opozitës për kryerjen e reformës elektorale. Pasi sipas Tahirit duhet ndryshuar përmbajtja e Kodit Zgjedhor për të përmbushur zgjedhje të standardeve ndërkombëtare. Dhe kjo e gjitha veçse sepse PS këmbëngul me domosdoshmëri që të bëhen këto ndryshime pasi kjo do të favorizonte me tepër PS-në. Mesa duket është dashur vetëm një muaj që zoti Tahiri të harrojë bojkotin e pozitës dhe pasojat që i ka kushtuar vendit ky vendim i marrë nga kreu i tyre, Rama.
Por muaji shtator do shënojë edhe një fillim të ri të strategjisë që do të ndjekë PS në vijim.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›