E Diel, 1 Nëntor 2026

Efektet dobiprurëse dhe dëmet e alkoolit

• Studime të ndryshme në botë kanë treguar se alkooli i përdorur me masë, ka efekte dobiprurëse në shëndetin e njeriut. Ashtu siç është treguar se abuzimi me të, sjell pasoja serioze për jetën.AIDA MALAJ Në një intervistë për “Panorama”, dietologia kliniciste, Blerina Bombaj, tregon se cilat janë efektet dobiprurëse dhe cilat janë efektet e dëmshme të alkoolit, dhe cili është ai “kufi i masës”, që alkooli është i shëndetshëm:Çfarë efekti ka alkooli në shëndet?Mund të themi me siguri që alkooli është dhe “ilaç” dhe “helm”. Diferenca e këtyre të dyjave qëndron te doza. Kështu është parë se pirja me masë e alkoolit ka efekte pozitive për zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut, dhe mendohet se ka efekt mbrojtës edhe ndaj diabetit të tipit 2 dhe ndaj krijimit të gurëve në tëmth. Ndërkohë që studime të shumta në botë, kanë treguar se pirja pa masë e alkoolit është një shkak madhor i vdekjeve të parandalueshme në shumë vende. Konsumi i tepruar i alkoolit, mund të dëmtojë mëlçinë dhe zemrën. Po ashtu është parë se ka efekte mjaft të dëmshme te fetusi, se rrit shanset e zhvillimit të kancerit të gjirit dhe disa patologjive të tjera tumorale. Po ashtu ka një impakt të madh në shfaqjen e depresionit, shtimin e dhunës, duke implikuar kështu dhe marrëdhëniet sociale.Çfarë efekti ka “etanoli” në organizmin e njeriut?Etanoli është një molekulë e thjeshtë, që gjendet në të gjitha pijet alkoolike është përbërësi aktiv që ndikon në trup me shumë mënyra. Ajo influencon në mënyrë direkte stomakun, trurin, zemrën, tëmthin dhe mëlçinë. Ndikon në nivelet e yndyrnave në gjak (kolesterol, tregliceride) dhe insulinës, si dhe në inflamacion dhe koagulim të gjakut. Çfarë konsiderohet “pirje me masë”? Në disa studime termi “pirje me masë” konsideron më pak se një pije në ditë, ndërkohë që në studime të tjera konsideron 3 në 4 pije në ditë. Se çfarë konsiderohet “një pije” në fakt është pak relative. Në SHBA një pije konsiderohet 350 ml birrë, 150 ml verë, ose 45 ml pije e distiluar (gin, rum, whiskey ose vodka), secila prej tyre ofron rreth 12–14 gr alkool.Kufiri i “pirjes me masë” përcaktohet aty ku mbarojnë beneficet që ofron alkooli për shëndetin dhe fillojnë dëmet që ai shkakton. Së fundmi është rënë dakord për të përcaktuar një kufi prej jo më shumë se 1-2 pije në ditë për meshkujt, dhe jo më shumë se 1 pije në ditë për femrat. Ky përcaktim është vendosur nga departamenti i bujqësisë së Shteteve të Bashkuara ku dhe përdoret gjerësisht. Po efektet negative të alkoolit cilat janë?Alkooli i tepruar mund të shkaktojë infeksion të mëlçisë dhe të ndikojë në shfaqjes së cerozës së mëlçisë, ku gjërat janë të pakthyeshme dhe personi shkon drejt vdekjes. Pirja e tepruar ngre tensionin arterial dhe dëmton muskulin e zemrës. Gjithashtu studime të ndryshme, tashmë të vërtetuar shkencërisht, se abuzimi me alkoolin është lidhur gjithashtu me një sërë kanceresh, sidomos të gojës, të grykës, ezofagut, zorrës së trashë dhe gjirit. Përveç këtyre është parë se alkooli mund të prishë gjumin. Po ashtu alkooli mund të reagojë me një sërë ilaçesh si: Acetaminophen, anti-depresive, anti-konvulsante, ilaçe për pushimin e dhimbjeve etj. Gjithashtu është vartës, sidomos për persona me historik familjar alkoolizmi. Studimet në binjakë dhe të adoptuar kanë treguar se geni luan një rol të rëndësishëm në preferencat e dikujt për të konsumuar alkool dhe për të përfunduar në alkoolizim. Jo vetëm kaq, por geni luan rol edhe në efektet pozitive apo negative që mund të ketë alkooli në shëndetin e personit që e konsumon. Prandaj disa persona mund të përfitojnë nga konsumi i moderuar dhe disa jo. Gjithsesi të mirat dhe të këqijat e konsumit të alkoolit me masë ndryshojnë gjatë periudhave të ndryshme të jetës. Në përgjithësi rreziqet i kapërcejnë beneficet deri në moshën e mesme, atëherë kur sëmundjet e zemrës fillojnë të bëhen kërcënim për jetën.perjashtimiIndividët që nuk duhet të konsumojnë në asnjë mënyrë pije alkoolike janë: Fëmijët dhe adoleshentët  Ata të cilët nuk e kontrollojnë dot sasinë e alkoolit që konsumojnë  Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë foshnjat me gji  Pacientët me probleme specifike shëndetësore siç janë ata që kanë yndyrna të larta në gjak (tregliceride më shumë se 200mg/dl, ata që kanë probleme me mëlçinë)  Pacientë që marrin ilaçe të caktuara që mund të japin reaksione të dëmshme kur kombinohen me alkool

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›