Vaj ulliri, kundër sëmundjeve të trurit
• Vaji i ullirit është aleati më i mirë ndaj sëmundje degjenerative të trurit. Mesa duket efekti dobiprurës i atribuohet polifenoleve, antioksidantë natyralë që luftojnë plakjen e qelizave.E ndihmon të parandalojë, për pasojë osteoporozën dhe sëmundje të tjera degjenerative që prekin trurin. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh amerikanë. Objekti i studimit ka qenë efekti i vajit të ullirit në disa sëmundje që shfaqen me kalimin e moshës. Sipas autorëve të studimit, polifenolet, ndihmojnë për të luftuar oksidantet që ndikojnë në shpërthimin e sëmundjeve degjenerative që prekin trurin me kalimin e moshës.