Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ylli Pinarit
02/04/2009 Ish-drejtori i MEICO paditi Prokurorinë për pavlefshmëri provash
TIRANË- Gjykata e Tiranës shpalli dje moskompetencën për të shqyrtuar padinë e ngritur nga Ylli Pinari për të nxjerrë të pavlefshme veprimet e akuzës që kanë të bëjnë me sekuestrimin e provave shkresore pas arrestimit. Vendimi nga shkalla e parë merret në një kohë kur dosja penale me emrat e të pandehurve, që akuzohen për tragjedinë e Gërdecit, ndodhen në Gjykatën e Lartë. Ky ka qenë edhe shkaku që Gjykata e Shkallës së Parë i drejtohet shkallës superiore për të vendosur për ligjshmërinë e veprimeve të akuzës apo jo. Ylli Pinari, drejtor i kompanisë shtetërore “MEICO”, e cila ka lidhur kontrata të ndryshme me shoqëri të huaja dhe vendase për çmontimin e fishekëve dhe predhave, i kërkoi gjykatës rikthimin e dokumenteve të sekuestruara nga Prokuroria. Me anë të një padie Ylli Pinari, njëri prej të arrestuarave menjëherë pas tragjedisë së 15 marsit në Gërdec, i cilësuar si përgjegjës për shpërthimin, kërkoi “shfuqizimin e urdhrit të Prokurorisë për sekuestrimin e dokumenteve”. Në bazë të kësaj padie, Pinari sqaron se organi i Prokurorisë ka hyrë në zyrën e tij dhe ka marrë prej andej dokumentet që ndodheshin aty dhe që kanë lidhje me veprimtarinë e punës së tij. Më tej Pinari sqaron se kërkon marrjen e dokumenteve me qëllim që të hedh dritë mbi të vërtetën. Ai shpreson se e vërteta ndodhet tek ato dokumente dhe me sekuestrimin nga ana e akuzës gjithçka do të vështirësohet. Pinari pretendon se nuk ka lidhje me tragjedinë, ndërkohë që do të zbardh të vërtetën sipas mënyrës së tij. Menjëherë pas arrestimit pas urdhër-arrestit të lëshuar nga gjykata, Ylli Pinari iu nënshtruar pyetjeve të shumta nga akuza. Për të hyrë më tepër në temë, Prokuroria sekuestroi të gjitha dokumentet që ndodheshin në zyrën e tij. Kompania “MEICO” e përfaqësuar nga Ylli Pinari, sipas akuzës, ka lidhur shumë kontrata. Mes kontratave është edhe ajo e lidhur me Kosta Trebickën, njeriun që për disa ditë me radhë, bëri deklarata kundër përfaqësuesve të këtyre shoqërive.