Rritet pesha e kredive me probleme ndaj portofolit
02/04/2009 Rritja vjetore e portofolit të kredisë është ngadalësuar në janar, duke arritur në 32 për qind
Sipas Bankës së Shqipërisë ky tregues ka qenë 6.6 për qind në fund të vitit
Rënia e nivelit të kreditimit ka rritur peshën e ndikimit të kredive me probleme ndaj totalit të portofolit të kredive. Kjo do të thotë se pas uljes së kredidhënies nga bankat e nivelit të dytë, është rritur edhe numri i kredive të pakthyera, apo ato që kanë premisa për të mos u kthyer në kohë nga kredimarrësit. “Ritmi vjetor i rritjes së aktiveve të sektorit bankar ishte më i ulët se në vitin e mëparshëm, për shkak të paqëndrueshmërisë së rritjes se depozitave. Ngadalësimi i rritjes vjetore të kredisë, ndikoi në rritjen e peshës së kredisë me probleme ndaj vlerës së përgjithshme të portofolit të kredive”, - thanë ekspertët e Bankës së Shqipërisë. Cilësia e portofolit të kredisë, e treguar prej raportit “vlera e kredive me probleme ndaj vlerës së përgjithshme të portofolit të kredisë” shënoi rënie gjatë vitit 2008, duke arritur në nivelin 6.6 për qind në fund të vitit. “Rritja e këtij raporti, ka qenë e përqendruar kryesisht në tremujorin e fundit, dhe krahas efektit statistikor që vjen si rezultat i rënies së ritmit të kredisë në këtë periudhë, shpreh edhe një kujdes më të madh nga ana e sektorit bankar për të identifikuar në rastin më të parë kreditë me probleme dhe për të krijuar rezervat e nevojshme”, - argumentuan ekspertët. Sipas raportit, treguesi “kredi mbi depozita” në fund të vitit 2008, u ngjit në nivelin 62 për qind, kundrejt 53 për qind që ishte në fund të muajit qershor. Në valutë, ky raport arriti vlerën 103 për qind, kundrejt 90 për qind që ishte në fund të muajit qershor. Aktualisht, rritja e këtij treguesi, reflekton kryesisht rënien e depozitave gjatë kësaj periudhe. Gjithsesi, raporti i kredive me depozitat është mjaft i mirë dhe kështu ka më shumë hapësira për kreditim, sidomos në monedhën kombëtare. “Treguesit vjetorë të rezultatit financiar të sektorit bankar për vitin 2008 rezultuan pozitivë, por më të ulët se një vit më parë, për shkak të rënies së ritmit rritës të veprimtarive fitimprurëse dhe rritjes relative të konkurrencës. Kursi i këmbimit të monedhës kombëtare ishte përgjithësisht i qëndrueshëm”, - thanë ekspertët. Rritja vjetore e portofolit të kredisë ka shënuar një ngadalësim të mëtejshëm në muajin janar, duke arritur vlerën 32 për qind. Ky ngadalësim reflekton shtrëngimin e kushteve të kreditimit nga bankat dhe riorientimin e aktivitetit të tyre kreditues drejt kredisë në lekë. Kredia në lekë u rrit me 34 për qind, kurse ajo në valutë me 30 për qind. Gjithashtu, sjellja e bankave gjatë muajve të fundit ka dëshmuar për një rritje të interesimit të tyre për kreditimin e biznesit, ndërkohë që interesi i bankave për kreditimin e individëve apo huave hipotekare paraqitet në rënie. “Portofoli i kredisë për biznese, në terma vjetorë, është rritur me të njëjtin ritëm si edhe një muaj më parë me 35 për qind, ndërkohë që portofoli i kredisë për individë ka pasqyruar frenim të mëtejshëm të normës së rritjes në 26.1 për qind”, - thanë ekspertët.