E Shtunë, 31 Tetor 2026

Efektivi i specialëve e kreu krimin me armën e shërbimit



TIRANË - Efektivi i forcave speciale, që punonte si roje sigurie në ambientet e brendshme të një kazinoje, është edhe ekzekutori i 45-vjeçarit Muharrem Lita. Këtë e ka pranuar vetë i ndaluari, duke parë herë pas here nga arma e shërbimit, së cilës i ka dhënë edhe lamtumirën. Ekspertët kanë konstatuar se arma e shërbimit është pikërisht ajo me të cilën ai kishte kryer edhe krimin e pazakonte për një efektiv special. Kastriot Stojani pranoi para hetuesve se është autori i vrasjes që tronditi qytetin e Tiranës mbrëmjen e dy ditëve më parë në një kazino pranë Stacionit të Trenit.
Hetimi
Burime nga grupi hetimor i vrasjes bëjnë të ditur se autori ka rrëfyer detaje nga vrasja dhe ka shpjeguar se krimi kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Sipas tij, sherri ka ndodhur pasi të dy kanë shkëmbyer sharje me njëri-tjetrin. Sipas policisë, autori dhe viktima fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin në ambientet e brendshme të kazinosë, që ndodhet në afërsi të Stacionit të Trenit në kryeqytet. Më pas grindja përmes tyre ka denigruar, ku autorit i dyshuar ka qëlluar tri herë me armë zjarri tip “Beretë” viktimën, goditje të cilat kanë shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme të 45-vjeçarit Lita. Sipas ekspertëve, i ndjeri ka marrë dy plumba një në trup dhe tjetrin në kokë, dhe mendohet se ky i fundit ka rezultuar fatal për 45 - vjeçarin, që kishte të luante në kazinonë te Stacioni i Trenit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma dhe gëzhojat të llojit pistoletë, e cila aktualisht po u nënshtrohet ekzaminimeve balistike të armës. Nga specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit u shoqëruan edhe 10 shtetas, dëshmitarë okularë, mes tyre dhe dy kolegë të Stojanit, të cilët po merren në pyetje në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje.
Puna
35-vjeçari ka pranuar se ishte punësuar në kazino për të ruajtur qetësinë dhe viktima, pasi kishte luajtur dhe kishte humbur në makinat elektronike, kishte filluar t’i thyente ato. Pas këtyre veprimeve autori ka debatuar dhe ka tentuar ta nxirrte jashtë ambienteve të kazinosë, por grindja ka vazhduar edhe më e ashpër. Mbërritja e forcave të Komisariatit Nr. 3 ka qene e menjëhershme, ndërsa janë shoqëruar në polici 10 dëshmitarë okulare, për të hedhur drite mbi rrethanat, të cilat pas një sherri bixhozi përfunduar në vrasje.

29 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›