Kanditatet per deputete me dosje nuk do te jene ne listen e PD-se
Demokratët nuk do të fusin në lista emrat e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Shumë figura të njohura të PD-së pritet të mbeten jashtë garës elektorale
Eljona Ballhysa
Partia Demokratike nuk do të fusë në listat e kandidatëve për deputetë asnjë individ që rezulton se ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit gjatë regjimit komunist. Burime nga Kryesia e kësaj partie kanë bërë të ditur për gazetën se ky do të jetë një kusht primar për hartimin e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Megjithëse ky kriter nuk është përfshirë në projektligjin e hartuar nga PD-ja për pastrimin e figurës së zyrtarëve të lartë, Kryesia e PD-së ka vendosur ta respektojë për t’i paraprirë verifikimit të mëvonshëm të të zgjedhurve në Kuvendin e Shqipërisë. Duke u nisur nga akuzat e opozitës, por dhe të eksponentëve të ndryshëm të maxhorancës në Kuvend, për praninë e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit në radhët e maxhorancës, por edhe në qeveri, duket se shumë figura të spikatura të PD-së aktualisht nuk do të kandidojnë më për deputetë. Pritet që më së shumti në listën e PD-së për kandidatët për deputetë të largohen disa figura “historike” të kësaj partie dhe të afrohen të rinj, kryesisht bashkëpunëtorë të administratës së kryeministrit Berisha.
Projekti
Drafti i PD-së për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë parashikon verifikimin e individëve që mbajnë poste në administratën shtetërore dhe të të zgjedhurve. Në projekt parashikohet verifikimi e pastërtisë së figurës së deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Por nuk bëhet fjalë në asnjë dispozitë të këtij projekti që të verifikohen kandidatët për deputetë. Megjithatë, projekti i PD-së parashikon që personat që pas verifikimit rezultojnë se kanë qenë bashkëpunëtorë me sigurimin e shtetit, të ndërpresin mandatin e tyre. Pikërisht kjo dispozitë vlen dhe për deputetët. Burimet kanë bërë të ditur se për t’i paraprirë kësaj dispozite, duke shmangur në të ardhmen zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme, në rast të ndërprerjes së mandatit të deputetëve, është zgjedhur që këta persona të mos përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë. Ky kriter e rikthen PD-në në vitin 1996, kur është zbatuar për herë të parë. Në zgjedhjet parlamentare të këtij viti kjo parti nuk kandidoi persona me dosje në Sigurimin e Shtetit. Megjithatë, dispozita që flet për ndërprerjen e mandateve, megjithëse është propozuar nga Partia Demokratike, nuk është pranuar nga Partia Socialiste dhe pritet që debatet të rikthehen sërish gjatë diskutimit të këtij ligji në Kuvend. Ndërkohë që Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që projekti në fjalë të kalojë për miratim në seancë parlamentare në datën 9 tetor.
Përplasja
Në rast se PD-ja do të vendosë një kriter të tillë, pritet që të ketë debate në radhët e anëtarëve të saj, pasi kjo bie në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës. Në ligjin themeltar të shtetit sanksionohet e drejta e çdo individi për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Por ky kriter pritet të kundërshtohet dhe nga opozita. Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është kundërshtuar dispozita e projektligjit të PD-së për pastërtinë e figurave që të zgjedhurit duhet të ndërpresin mandatin në rast se rezultojnë si ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Po kështu, gjatë diskutimit opozita ka kundërshtuar dhe propozimin e maxhorancës që të verifikohen të gjithë personat, edhe ata që janë verifikuar më parë gjatë vitit ‘95-‘96.
29 Shtator 2008