Rama: “PS-ja, e gatshme të votojë për hapjen e dosjeve”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përsëriti edhe njëherë se PS-ja është e gatshme që të kontribuojë për hartimin e ligjit për pastërtinë e figurave. Rama tha se selia rozë është e gatshme ta votojë këtë ligj, që do të ndajë politikën shqiptare nga hijet e së kaluarës. “Qëndrimi ynë është i qartë, publik dhe i shprehur. Unë nuk e ushqej më këtë telenovelë, por përsëris se jemi të gatshëm të kontribuojmë dhe të votojmë për një ligj që e ndan politikën shqiptare nga hijet e së shkuarës”, - tha Rama.
29 Shtator 2008