Vangjel Tavo: “Milionat e ministrave në bankat e huaja”
Deputeti socialist: “Ne i dimë, por Berisha të tregojë emrat”. Tavo denoncon pasurimin e fshehtë të 5 anëtarëve të kabinetit “Berisha”
Lorenc Vangjeli
“Të paktën pesë anëtarë të kabinetit qeveritar kanë hapur llogari bankare të dyshimta në Itali, Qipro dhe Holandë. Ne disponojmë shifrat ekzakte të derdhura që shkojnë në miliona euro, emrat e bankave dhe datat kur janë bërë derdhjet ilegale. Në mos sot, nesër, në mos drejtësia dhe Berisha sot, do t´i tregojmë ne nesër me gisht këta individë”. Nuk i shpëton dot fjalorit të tij prej mjeku.
Deputeti socialist, Vangjel Tavo, doktor gjinekolog me profesion, thotë se qeveria “Berisha” ka dështuar në të gjitha premtimet e saj me të cilat kishte mbarsur opinionin publik tre vjet më parë. Për herë të parë Tavo, përtej sloganeve të zakonta në opozitë, vë gishtin direkt në plagën që jep provën e korrupsionit të anëtarëve të qeverisë, sfidon drejtpërdrejt kryeministrin me këto prova dhe i kërkon atij të gjejë se cilët janë pesë ministrat e tij që kanë llogari në banka të huaja jashtë vendit. Ai dëshmon emrat e këtyre bankave, datat ekzakte kur janë bërë këto derdhje – në vlerë disa miliona euro - dhe mënyrën se si ata mund të hetohen për një gjë të tillë. Vlera e parave të dala jashtë vendit është e jashtëzakonshme dhe Tavo thotë se shpejt do të ketë edhe më shumë detaje për një veprim të tillë. Për momentin denoncimi i tij prek adresat e bankave të huaja ku janë bërë veprimet e dyshimta; Banca di Roma në Itali, Banka Arabe në Qipro dhe një bankë në Roterdam, Holandë. “Le t´i verifikojë vetë Berisha, pastaj do ta ‘ndihmojmë’ dhe ne këtë luftëtar të antikorrupsionit dhe demagog tragjiko-komik”, - thotë Tavo, që përmend se vetë kryeministri i ka marrë kohë më parë këto të dhëna, por që të paktën publikisht nuk ka ndërmarrë asnjë hap për sqarimin e këtij denoncimi. Po kështu, as Prokuroria, që është njoftuar për veprime të tilla, nuk ka bërë asnjë hap për të zbuluar të vërtetën: “Unë po e sfidoj direkt sot Berishën, si deputet socialist dhe si qytetar i këtij vendi. Le të pastrojë ai ministrat e tij, le të dalë të thotë se qeveria që ai drejton i ka duart e pastra”, - thotë Tavo.
Në një intervistë për revistën “MAPO”, me shumë nerv e natyrisht dhe shumë fletë të shkruara përpara, Tavo jep provat e tij, që nuk prekin vetëm pesë ministrat, por japin një panoramë të zymtë të asaj që ai e konsideron falsitet, makutëri dhe naivitet të qeverisjes së babëzitur, të kapur nga krimi, jo vetëm ekonomik. Tavo jep provat se si për të paktën pesë ministra të kabinetit “Berisha”, pushteti ka prodhuar miliona euro të dyshimta.
Ju jeni mjek me profesion dhe së fundi folët në Kuvend për një krizë të thellë në Shëndetësi. Sa mendoni se është shtrirë kjo krizë? Çfarë shihni në fund të tunelit dhe a shihni vetë tunelin?
Është një nga dhembjet e mia më të mëdha. Kushdo që ka pasur të bëjë direkt me hallin që nuk do t´ia uronim as armikut, pra kush ka pasur të bëjë me spitalet, mund ta dëshmojë vetë se në çfarë degradimi të rëndë ka pësuar shërbimi shëndetësor. Ai është më keq jo krahasuar me 2005-n, por një situatë e tillë nuk është parë as në 1997-n, kur gjithë shoqëria shqiptare ra në kolaps. Pacientë që trajtohen me medikamente të skaduara, medikamente të munguara prej muajsh, salla operacioni të mbyllura dhe operacione të pezulluara, higjienë për të vënë duart në kokë dhe majat nga thembrat për t´ia mbathur nga katrahura, kjo është situata që po i lë trashëgim vendit kjo qeverisje e llojit “nuk dimë, ndaj nuk çajmë kokën”. Të ngjan se jemi në Bagdad, në kohën e luftës dhe jo në Tiranë, ku qytetari duhet të luftojë për jetën duke pasur kundër edhe këto faktorë që përmenda. Edhe ndryshimi i ekipit drejtues në Ministrinë e Shëndetësisë ishte më shumë një arnë politike për luftën politike brenda maxhorancës, sesa një tentativë për të kuptuar plagët dhe për të kuruar këtë të sotme ngjethëse. Sinqerisht përshëndes emërimin e mjekes së nderuar Godo në krye të Ministrisë apo të koleges së saj në QSUT, por këto veprime nuk mjaftojnë. Fatkeqësisht këto ndryshime nuk po garantojnë të paktën furnizimin me medikamente të QSUT-së, strukturës më të madhe spitalore në vend. Çdo tenderim do të kërkonte të paktën dy muaj kohë dhe kohë nuk ka. Një fakt më shumë; sapo u bënë publike këto ndryshime në Shëndetësi, buxheti i saj u pakësua me 100 milionë lekë për t´iu dhënë kryeparlamentares për shpenzimet e saj absurde turistike jashtë vendit. Në të njëjtën kohë, që për shembull ka dështuar tenderi i citostatikëve, çka do të thotë se të sëmurët e onkologjikut duhet të kthejnë sytë nga qielli për ndihmë ose nga terapia “psikologjike” e ekranit të televizorit për t´u shëruar me recetat për sukses që u thotë Sali Topalli dhe Jozefina Berisha, këta dy individë që kanë mbarsur publikun me premtime të rreme dhe që kanë bërë që në këtë vend të abortojë edhe vetë shpresa.
Jeni shumë i ashpër në deklarimet tuaja, por ndërsa ju flisni për korrupsion dhe paaftësi, kryeministri citon raporte te ndërkombëtarëve, që sipas tij provojnë të kundërtën. Cili është gjykimi juaj?
Berisha dhe derivatet e tij janë dëshmuar si demagogët më të mëdhenj që ka njohur ky vend. Mbas gati 20 vjetësh në politikë ai po lë pas dhe idhullin e tij pushtetgjatë Enver Hoxha në interpretimin e gënjeshtrës së përditshme. Ky aktor tragjiko-komik ka shumë përgjigje për të dhënë për akuzat dhe jo vetëm akuza, por prova të njohura për atë çka ka ndodhur në shëndetësi, për çmimet e blerjes së energjisë me VKM të dyshimta, për privatizimin e TELEKOMIT, për lojërat e fatit në pronësi të të afërmve të ministrave të tij, privatizimet e tokave në bregdetin e Jugut, për rrugën Durrës–Kukës e kështu me radhë. Kryeministri duhet të japë përgjigje për Gërdecin dhe duhet të shpjegohet mbi varret e atyre 26 fatkeqve që u çoi vdekjen në dyert e shtëpisë. Duhet të flasë dhe për bashkiakun e tij të Vorës e Gërdecit, që u dha farë false fermerëve për t´u marrë dhe bukën nga arat që kishin punuar. Histori të tilla korruptive janë shumë, secila nga to e marrë me vete do ta nxirrte lakuriq “ish-luftëtarin” e paepur kundër korrupsionit dhe do të mjaftonte ta bënte atë përgjegjës përpara shqiptarëve për grabitjen e tyre, për varfërimin e tyre, për zhgënjimin e tyre. Të korruptuarit sot janë në qeverisje dhe emrat konkretë të tyre qëndrojnë në tryezën e qeverisë.
Kur flisni për të korruptuar në qeverisje, ministra dhe deputetë, mund të jepni një provë për këto akuza?
Një nga to, më e thjeshta për t´u parë, është të bëhet krahasimi i pasurive të ministrave para dhe tani mbas tre vjetësh. Por kjo është vetëm njëra anë e çështjes. Doni prova të tjera? Po ju jap. Pesë ministra të kabinetit të sotëm qeveritar kanë derdhur deri në miliona euro në banka të huaja jashtë vendit.
Cilët janë këta ministra?
Mos më pyesni mua për emrat. Ato mund t´ua thotë më mirë ustai i tyre. Për ta ndihmuar atë, por dhe si një hap përpara ndaj publikut, po jap disa të dhëna shtesë. Dy ministra të kabinetit qeveritar, miq me njëri-tjetrin, kanë udhëtuar në drejtim të Italisë në datën 19 prill. Pak përpara mesditës të së enjtes, në orën 11:20, ata janë paraqitur të dy në sportelet e Banca di Roma. Njëri nga ata ka hapur llogari bankare në emër të bashkëshortes së tij, kurse tjetri ka hapur dy të tilla. E para në emër të bashkëshortes dhe e dyta në emrin e djalit të tij. Për momentin nuk po e them shifrën që ata kanë derdhur, por ajo do të mjaftonte për një tender jo të vogël medikamentesh. Do të mjaftonte për të ndërtuar disa kilometra rrugë, a për të ndërtuar kopshte dhe shkolla.
Shtatë muaj më vonë, po këta ministra kanë përfunduar sërish në Romë, në datën 27 nëntor 2007 dhe kanë depozituar në po këto numra llogarie shifra edhe më të mëdha. Dy ministra të tjerë kanë shkuar në datën 11 qershor 2007 dhe 5 shtator të po këtij viti në Qipro. Në Larnaka, në bankën arabe, ata kanë depozituar shuma edhe më të mëdha se ato të dy kolegëve të tyre. Doni dhe më tej? Edhe vetë Berisha e di që një tjetër ministër i tij, një nga ata që udhëton shumë jashtë shtetit, ka një llogari të pajustifikuar në sasi – ajo është marramendëse - në Roterdam në Holandë. E pra, Berisha hesht, ndonëse këto denoncime publike i ka dëgjuar mjaft mirë.
Çfarë do t´i këshilloni pra kryeministrit të bënte, apo tashmë kjo është një çështje që duhet t´i përkasë hetimit?
Është ende në fuqi një vendim i qeverisë “Nano”, sipas të cilit ministrat në të gjitha lëvizjet e tyre jashtë vendit duhet të marrin leje me shkrim nga kryeministri. Berisha mund të “mësojë” se cilët janë këta ministra që kanë miliona jashtë qoftë dhe vetëm duke kontrolluar se ku kanë qenë dy nga ta në datat 19 prill dhe 27 nëntor 2007, ku kanë qenë dy të tjerë në 11 qershor dhe 5 shtator të të njëjtin vit. Sa për atë të Roterdamit, nuk ka nevojë, sepse e di mirë se për kë bëhet fjala, ndoshta nuk di vetëm shifrën e depozituar në bankë.
Hetimi nga ana tjetër mund të nisë dhe kryesisht. Mund të “presë” se çfarë do të bëjë kryeministri, por mund të nisë të hetojë pikërisht këto fakte. Kjo është detyra e tij, por nuk më takon mua ta them sesi duhet të realizohet ajo. Një gjë mund t´jua them me siguri, Partia Socialiste disponon të dhëna të hollësishme për numrat e llogarive, shumat e depozituara e detaje të tjera. Ato shuma e kalojnë vlerën e miliona eurove. Në këtë botë globale është vështirë të fshihen gjurmët e krimit, është vetëm çështje kohe që ato të bëhen publike. Në këtë botë globale, po e përsëris rishtas këtë term, Shqipëria, por dhe Partia Socialiste ka miq të rëndësishëm, të cilët kurrsesi në mënyrë private, kanë afruar të dhëna të tilla, të cilat natyrisht i disponojnë dhe vetë. Imagjinoni sa hipokritë ngjajnë qeveritarët tanë kur flasin për antikorrupsion përpara partnerëve të huaj dhe ata mendojnë për milionat e eurove që këta grabitës naivë kanë vendosur t´i transferojnë e fshehin në banka të huaja. Ju siguroj se kjo nuk është më vetëm një çështje lokale, nuk është vetëm një sëmundje që prek vetëm Shqipërinë. Mbas tragjedisë së 11 shtatorit në SHBA, kontrolli i transfertave bankare është shumë herë më i sofistikuar; të gjitha gjurmët mbeten edhe nëse paratë “avullojnë”. Askush nuk do të bëhet mik me grabitësin, askush nuk mund t´i besojë një grabitësi të veshur me kostum qeveritar që flet për reforma dhe mirëqenien e popullit të tij.
Mendoni se është vetëm piramida e pushtetit që është përfshirë në korrupsion, apo kjo është shtrirë dhe më poshtë? Çfarë mund të thoni për shembull për Gjirokastrën, zonën tuaj elektorale?
Kjo qeverisje nuk është më një peshk i qelbur nga koka. Koka e qelbur ka të njëjtat simptoma me të gjitha qelizat e saj. Për të folur për Gjirokastrën do të thosha se kam denoncuar shumë herë publikisht Saliun e vogël që komandon aty në emër të Saliut të madh. E kam fjalën për prefektin dhe kryetarin e PD-së. Edhe ato pak investime të bëra në Gjirokastër tenderohen nga prefekti dhe përfitohen nga firma e tij e ndërtimit me administrator ortakun e tij politiko-ekonomik kryetarin e PD-së në Gjirokastër. Mund të përmend Ujësjellësin e Dropullit të Sipërm, sistemimin e përroit të Derviçanit, rrugën që të çon në Kalanë e Libohovës, pastrimin e kanaleve kulluese e vaditëse. Një shembull fare i thjeshtë: firma e prefektit Ksera ka përfituar 300 mijë euro, fond nga INTERREG 4, për pastrimin e kanaleve kulluese të Dropullit të Poshtëm dhe ka punuar vetëm katër orë me një ekskavator të vetëm. E kuptoni? Për katër orë, një ekskavator i vetëm ka “ngrënë” 300 mijë euro! Çfarë lubie! Për këtë fakt kam njoftuar edhe KLSH-në, kam denoncuar edhe në mënyrë publike. Mjafton një hetim qoftë edhe i përciptë për të dëshmuar se cilët janë fajtorët dhe fajkojtë e vjedhjeve në Gjirokastër, të cilët publiku aty i njeh mirë me emër dhe mbiemër.
Në këtë epilog të mandatit qeverisës së PD-së çfarë do të afrojë ndryshe PS-ja për votuesin shqiptar? Ku besoni se do të ndryshoni nga qeverisja e derisotme?
Largimi i PD-së nga pushteti është një emergjencë. Ajo ka konsumuar në mënyrë të frikshme të keqen dhe vetë e keqja do të jetë gropa ku ajo do të përfundojë. Nuk dua të brohoras për partinë time, por PS po dëshmon ditë mbas dite që në thelb të aksionit të saj politik nuk është qëllim në vetvete rikthimi në pushtet, por është përgatitja për një shërbesë të fortë për publikun. Po përfundojmë një program qeverisës që do të na ndajë njëherë e mirë nga tranzicioni, që do të na ndajë njëherë e mirë nga këta sharlatanë politikë që nuk janë gjë tjetër, por portreti me kravatë i hajdutit të rëndomtë në autobusët e periferisë.
Marrë nga revista “MAPO”
29 Shtator 2008