Egërsimi i tajfunit "Moracot", evakuohen një milion banorë
Më shumë se një milion persona janë evakuuar nga frika e afrimit të tajfunit "Moracot" në brigjet e Kinës Lindore. Pasi shkaktoi gjashtë viktima dhe më shumë se nëntë të humbur në ishullin e Taivan dhe përmbytje për pesë ditë rresht, tajfuni po përhapet me shpejtësi edhe në Kinën Kontinentale, përgjatë bregut të Fujian dhe ka shkaktuar në provincën e afërt të Zhejiang vdekjen e një fëmije të mbetur poshtë rrënojave të banesave në qytetin e Wenzhou. "Moracot" është tajfuni i tetë që këtë vit godet vendin dhe autoritetet kanë vendosur të evakuojnë më shumë se një milion banorë nga provincat Fujian dhe Zhejiang. Me shpejtësi marramendëse, ai ka gjunjëzuar thuajse plotësisht pjesën jugore të ishullit të Taivanit. Vendi është në kolaps të plotë. 900 mijë banesa kanë mbetur pa elektricitet, ndërsa portet dhe aeroportet kanë anuluar të gjitha hyrjet dhe daljet. Nga prurjet e shumta të lumit dhe shirave të rrëmbyeshëm u rrëzua edhe një hotel gjashtëkatësh në këtë ishull. Hoteli i njohur në zonën King Shai dhe ndërtesat përreth tij, nisën që të lëviznin që herët në mëngjes, duke "paralajmëruar" ndonjë tragjedi të mundshme. Kjo u dha mundësinë forcave të shpëtimit që të largojnë prej aty të gjithë klientët dhe banorët e zonës. Rrëzimi i tij, që u transmetua direkt në televizionet kineze, shkaktoi panik të madh te banorët. "Ishte një zhurmë e jashtëzakonshme. Kemi arritur të shpëtojmë në kohë për shkak të sinjaleve që u dhanë që në mëngjes", tregon një prej klientëve të hotelit, ndërsa Lai Guan Ju, një prej pronareve të dyqaneve përreth që u shkatërruan bashkë me hotelin, tregoi kështu për agjencinë shtetërore kineze të lajmeve: "Zhurma ishte e frikshme dhe e llahtarshme. Hoteli dhe gjithçka përreth tij u rrëzuan sikur të ishin prej kartoni".
Në këtë zonë janë bllokuar më shumë se 300 persona për arsye sigurie. Pas përplasjes me ishullin Taivan, mendohet se "Moracot" po afrohet drejt Kinës. Rreth një milion persona që jetojnë në brigjet lindore të Kinës u evakuuan nga frika e tajfunit të tmerrshëm që ka shkaktuar dëme pa fund gjatë kalimit të tij në Taivan. Autoritetet kanë organizuar largimin parakohshëm të 470 mijë peronave në provincën e Zhejiang dhe 480000 në atë të Fujian, ku "Moracot" mendohet se do të mbërrijë sot pasdite. Sipas shërbimit meteorologjik, tajfuni e ka humbur forcën, por dy zonat bregdetare do të përballen me shira dhe erëra të forta.