Plani im për ta zhdukur bombën
Shkatërrimi i Hiroshimës dhe i Nagasakit në vitin 1945, shënoi një fund e një fillim. Përfundimi i Luftës së Dytë u shoqërua me zhytjen në Luftën e Ftohtë, me një paqe të vështirë, e cila bazohej në kërcënimin e shkatërrimit të sigurt të ndërsjellë. Sot, bota gjendet në një pikë tjetër të kthesës. Vlerësimi se armët bërthamore janë të domosdoshme për të ruajtur paqen, po shembet. Çarmatosja është rikthyer në axhendën globale, madje në momentin më të përshtatshëm. Në sipërfaqe, së shpejti do të dalë një mori e iniciativave ndërkombëtare, për ta lëvizur këtë axhendë përpara.
Përfundimi i Luftës së Ftohtë, para 20 viteve, ishte supozuar të ofrojë paqe. Në vend të kësaj, ne ende po përballemi me kërcënime serioze bërthamore. Disa burojnë nga ekzistenca e rreth 20 mijë armëve bërthamore dhe doktrina e frenimit bërthamor. Të tjerat ndërlidhen me testet bërthamore - më shumë se dhjetëra të tilla në periudhën pas Luftës së Ftohtë, të acaruara, e më tepër me testet e vazhdueshme të raketave me rreze të gjatë veprimi. Kërcënimet e tjera burojnë nga shqetësimet se, një numër më i madh i shteteve, apo madje edhe terroristët, mund ta synojnë bombën.
Për dekada të tëra, ne kemi besuar se efektet e tmerrshme të armëve bërthamore do të mjaftojnë për të parandaluar përdorimin e tyre. Superfuqitë krahasoheshin me një çift të akrepave në shishe, ku secili e di se sulmi i parë do të ishte vetëvrasje. Sidoqoftë, sot, zgjerimi i çerdhes së akrepave nënkupton se askush nuk është i sigurt. Krerët e Rusisë dhe të SHBA-së, poseduese të arsenaleve më të mëdha bërthamore, e kuptojnë këtë. Ata e kanë mbështetur synimin e një bote pa armë bërthamore, së fundi në samitin e tyre në Moskë dhe po kërkojnë një reduktim të ri.
Në botë janë duke u ndërmarrë shumë përpjekje për të realizuar këtë synim. Më herët, gjatë këtij viti, Konferenca për çarmatim me 65 anëtarë, forum që prodhon traktate multilaterale për çarmatim, arriti të tejkalojë bllokadën dhe arriti pajtimin për negociata për një traktat për material të zbërthyeshëm. Ndër çështjet e tjera, që do të diskutohen, janë çarmatosja dhe garancitë për siguri për shtetet, që nuk posedojnë armë bërthamore.
Krahas kësaj, Australia dhe Japonia kanë iniciuar një komision të madh ndërkombëtar për moszgjerim bërthamor e për çarmatosje. Fushata ime multimediale "Ne duhet të çarmatosemi", e cila kulmin pritet ta arrijë në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, më 21 shtator, do të forcojnë thirrjet gjithnjë e më të fuqishme për çarmatim nga ana e ish-burrështetasve dhe fushatave të tjera, siç është "Global Zero". Këto thirrje do të forcohen edhe më shumë në shtator, kur grupet e shoqërisë civile do të tubohen në Meksiko-City, në Konferencën për Çarmatim dhe Zhvillim, të sponsorizuar nga OKB-ja.
Edhe pse OKB-ja ka punuar në fushën e çarmatimit që nga viti 1946, dy traktate, të negociuar nën mbikëqyrjen e saj, po e joshin tani vëmendjen e botës. Gjithashtu, në shtator, shtetet që kanë nënshkruar Traktatin për Ndalimin e Testeve Bërthamore (CTBT), do të takohen në OKB, për të gjetur shtigje për hyrjen sa më të shpejtë të këtij traktati në fuqi. Testet bërthamore të Koresë së Veriut, shkrepjet e raketave dhe kërcënimeve të këtij vendi për provokime tjera, i kanë dhënë një urgjencë të re kësaj çështjeje.
Në maj të vitit të ardhshëm, OKB-ja do të jetë nikoqire e konferencës që zhvillohet çdo pesë vjet, ku pritet të marrin pjesë shtetet nënshkruese të Traktatit për moszgjerim bërthamor (NPT), e që do të vlerësojnë gjendjen e "tregtisë" së madhe të traktatit për çarmatim, moszgjerimin dhe shfrytëzimin paqësor të energjisë bërthamore. Nëse CTBT-ja hyn në fuqi dhe nëse arrihet përparim në konferencën për vlerësimin e NPT-së, bota do të ketë një fillim të mirë në udhëtimin e saj drejt një bote pa armë bërthamore.
Plani im me pesë pika për të realizuar këtë qëllim fillon me thirrjen drejtuar palëve nënshkruese të NTP-së që, negociatat për çarmatim të zhvillohen me vullnet të mirë - sikurse kërkohet në traktat - ose nëpërmjet një konvente të re apo nëpërmjet një serie të instrumenteve për implementim të ndërsjellë, të mbështetura nga një sistem i besueshëm i verifikimit. Çarmatimi duhet të verifikohet në mënyrë të besueshme.
Së dyti, kam kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që të shqyrtojë rrugë të tjera për të forcuar sigurinë e procesit të çarmatimit dhe për të mbrojtur shtetet që nuk posedojnë armë bërthamore nga kërcënimet bërthamore. I kam propozuar Këshillit që të organizojë një samit për çarmatim bërthamor dhe kam kërkuar nga shtetet, të cilat nuk kanë nënshkruar NTP-në, të ngrijnë kapacitetet e tyre ushtarake e të ofrojnë kontributin e tyre në procesin e çarmatimit. Çarmatosja duhet të shtojë sigurinë.
Propozimi im i tretë ka të bëjë me sundimin e ligjit. Anëtarësia universale në traktatet multilaterale është vendimtare, siç është edhe traktati i ri për materiale të zbërthyeshme. Përkrahja e Presidentit Barak Obama për ratifikimin e CTBT-së nga ana e SHBA-së, është e mirëseardhur. Ndërkohë, traktati ka nevojë vetëm edhe për disa ratifikime për të hyrë në fuqi. Çarmatosja duhet të bazohet në obligime ligjore.
Pika ime e katërt i adresohet llogaridhënies dhe transparencës. Shtetet që posedojnë armë bërthamore duhet të publikojnë më shumë informata për atë se çfarë janë duke bërë, për të përmbushur obligimet e tyre në procesin e çarmatosjes. Përderisa pjesa më e madhe e shteteve kanë publikuar disa detaje për programet e tyre të armatimit, ne ende nuk e dimë numrin e saktë të armëve bërthamore në gjithë botën. Sekretariati i OKB-së mund të shërbejë si grumbullues i këtyre të dhënave. Procesi i çarmatosjes duhet të jetë i dukshëm për publikun.