Kosova, kundër shkëmbimeve territoriale
Ideja e kongresmenit amerikan, Dana Rohrabacher, për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, ka shkaktuar bujë të jashtëzakonshme në Kosovë, duke ndarë opinionin në pro ose kundër kësaj ideje. Udhëheqësit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës i duartrokitën deklaratat e kongresistit republikan, ashtu sikurse edhe partitë e linjës së ashpër që veprojnë në Kosovë.
Por, idetë e Dana Rohrabacherit u kundërshtuan fort nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe qeveria e Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmuan qëndrimin e tyre kundër propozimeve të kohëpaskohshme për ndarjen e Kosovës, apo për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin kufijtë ekzistues dhe kundërshtojnë çfarëdolloj ndarjeje të territorit të shtetit të ri. Komentet e Departamentit Amerikan të Shtetit vijnë pasi kongresmeni amerikan, Rohrabacher, propozoi që Kosova dhe Serbia të hyjnë në proces negocimi për shkëmbim territoresh.
Mark Toner, zëdhënës i Byrosë për Çështje Europiane në Departamentin e Shtetit, nuk i komentoi deklaratat e kongresistit Rohrabacher, por tha se politika e SHBA-së ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar. "Mund t‘ju them se politika jonë është e pandryshuar", tha për Radiotelevizionin e Kosovës, zëdhënësi Mark Toner. Ngjashëm u shpreh edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku. "Jemi deklaruar edhe më herët dhe kjo çfarë do të them tani është vetëm rideklarimi i pozicionit të qartë të Republikës së Kosovës: Kosova është një dhe e pandarë dhe çdo tendencë për ndarje e shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë nuk do të ndalej aty, nuk do të përfundonte aty. Shkëmbimi i territoreve do të ndizte një reaksion zinxhir në të gjitha vendet e Ballkanit dhe do të ishte potencial për kriza të reja", deklaroi Çitaku për Kosova-Press.
Pak ditë më parë, kongresisti Rohrabacher u shpreh për "Zërin e Amerikës" se duhej një mirëkuptim a marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës për shkëmbim territoresh, duke nënvizuar se "nëse Beogradi këmbëngul për të marrë Veriun e Kosovës, atëherë edhe shqiptarët duhet të këmbëngulin për marrjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit". "Shtetet e Bashkuara mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës brenda kufijve ekzistues. Ne nuk mbështesim asnjë lloj ndarjeje të Kosovës", u shpreh Toner. Përveç shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në anën e kongresistit amerikan është rreshtuar të shtunën edhe Lëvizja për Bashkim. "Lëvizja për Bashkim, pa asnjë rezervë e përkrah kërkesën e ligjshme, të patjetërsueshme dhe të pamohueshme të popullit shqiptar në Kosovën Lindore për vetëvendosje deri në shkëputje - bashkimin me truallin amë, Kosovën-Shqipërinë", thuhet në një komunikatë për media. "Pavarësisht qëndrimit të poltronistëve dhe servilëve në Prishtinë e Tiranë, populli shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet ta ketë besimin e plotë dhe të jetë i sigurt se populli shqiptar, kudo që ai jeton, është në anën e tij. Populli shqiptar nuk mund të mos bashkëjetojë me vuajtjet dhe përpjekjet e pjesës së vet, e cila, sot jeton në kushte të rënda pushtimi nën thundrën serbe", thuhet më tej në komunikatë.