Rrëshqet ngarkesa, rrezikon mbytjen anija “Nikolas”

09/06/2005 Shpëtohet ekuipazhi, braktiset
VLORE – Një anije është braktisur dhe është lënë në mëshirën e dallgëve 6 ballëshe të detit, ndërsa ekuipazhi i saj prej 8 personash është mundr të shpëtohet.
Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës, rreth orës 12.00 të ditës së djeshme, është dëgjuar një sinjal, SOS në radio, por pa marr konfirmimin e saktë se nga kush mjet lundrues vinte sinjali si dhe vendnisja e tij. Pas 30 minuta u njoftuan rojet bregdetare, distrikti detar si dhe mjetet ushtarake detare italiane të instaluara në ishullin e Sazanit se një mjet lundrues është në rrezik për t’u mbytur, e cila ndodhej në det, 3 milje larg ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit. Ekuipazhi i anijes, “Nikolas” me pronar Tom Lika, më pas ka komunikuar me kapitenerinë e portit, e cila ka njoftuar se ndodhej në rrezik për mbytje, sepse për shkak të detit të trazuar ka pësuar rrëshqitje të ngarkesës me 1300 tonë tulla në 30 gradë në një krah, si pasojë lundrimi i mëtejshëm është bërë i pamundur.
Pasi u morën të dhëna të sakta, në ndihmë të anijes së rrezikuar kanë shkuar mjetet e “Guardia di Financës”, si dhe mjete lundruese të ushtrisë italiane, të cilat ndodhen pranë ishullit të Sazanit.
Operacioni
Rreth orës 13.30 minuta, anijet lundruese të ushtrisë italiane kanë shkuar pranë anijes, për ta shpëtuar anijen dhe ekuipazhin, por, sipas marinarëve të anijeve italiane, ka qenë e pamundur për të shpëtuar anijen dhe eliminimin e ngarkesës për ta sjell në gjendje normale, për shkak të dallgëve, të cilat kanë qenë 6 ballë. Marinarët e anijeve ushtarake italiane u kanë kërkuar ekuipazhit të anijes, që rrezikohej për mbytje, të braktisnin anijen dhe të hipnin në anijen ushtarake italiane për të shpëtuar jetën e tyre, por përreth 30 minuta ekuipazhi prej 8 personash nuk kanë pranuar të braktisin anijen, duke kërkuar shpëtimin e anijes së tyre me gjithë ngarkesën me tulla.
Marinarët italianë u kanë thënë se nuk mund të shpëtojnë dot anijen, por kanë për detyrë të shpëtojnë jetën e ekuipazhit. Pas disa minuta debatesh, 8 marinarët e anijes, kanë zbritur nga anija e tyre dhe kanë hipur në anijen ushtarake italiane.
Në orën 16.00, 8 marinarët kanë mbërritur në portin e Vlorës, me tre anije ushtarake italiane, të cilat më pas kanë udhëtuar drejt Shëngjinit.
Sipas marinarëve, mësohet se anija ishte nisur nga Igumenica, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, me 1300 tonë tulla, me det mjaft të trazuar. Gjatë udhëtimit anija ka patur mjaft vështirësi në lundrim për shkak të dallgëve, por gjendja e mirë teknike e anijes e përballonte detin e trazuar.
Sipas tyre, në kohën që i janë afruar rreth 3 milje, në afërsi të ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit, dallgët kanë goditur anijen në një krahë shumë fortë. Si pasojë një pjesë e ngarkesës me tulla është spostuar në një krah, në këtë kohë anija është mënjanuar në krahun e djathtë, duke mënjanuar anijen në 30ë grad.
Nga mënjanimi i anijes në 30 gradë, ka dalë jasht pune dhe sistemi i drejtimit të anijes, gjë që nuk ka lejuar vazhdimin e mëtejshëm të anijes.
Marinarët në këtë kohë kanë parë që jeta e tyre dhe anija kanë qenë në rrezik, më pas kanë lëshuar sinjalin SOS.
Ekuipazhi ka deklaruar se “nuk na erdhi në ndihmë asnjë mjet lundrues për të shpëtuar anijen, përveç italianëve që na shpëtuan jetën, por jo anijen, të cilët nëse do të kishin bërë përpjekje do të kishin shpëtuar dhe anijen, duke e rimorkuar me rimorkiator, të cilin e kishin pranë anijes tonë”.
Italianët
Sipas marinarëve të ushtrisë italiane, mësohet se “sapo morëm njoftim se në det ishte një anije në rrezik si dhe ekuipazhi, shkuam shumë shpejt pranë anijes me tre mjete lundruese të ushtrisë. Mundëm të shpëtojmë vetëm 8 marinarët e anijes, dhe t’i trasportonim në portin e Vlorës, të cilat rrezikoheshin seriozisht për t’u mbytur nga minuti në minutë. Nuk mund të bënim asgjë për rimorkimin e anijes që rrezikohej nga minuta në minutë për mbytje, sepse nuk kemi marrëveshje për të shpëtuar mjete lundruese me shtetin shqiptar, por duam të shpëtojmë vetëm jetën e njerëzve, në këtë rast jetën e marinarëve, të cilët i shpëtuam pa u dëmtuar asnjë prej tyre”.
Në momentin që anijet e ushtrisë italiane, sollën ekuipazhin anijes së rrezikuar në portin e Vlorës, u pritën dhe nga konsulli i konsullatës italiane në Vlorë, Lorenco Tomasoni, i cili ka qenë shumë i interesuar për jetën e marinarëve shqiptarë.
Sipas kapitenerisë së Vlorës, qëllimi kryesor ka qenë shpëtimi i jetës së marinarëve, më pas të gjitha përpjekjet për të shpëtuar anijen.
Deri në orët e vona të natës së kaluar nuk kishte asnjë sinjal se në ndihmë të anijes tashmë të braktisur mund të ketë shkuar mjet lundrues për ta shpëtuar.