E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vetëvritet me çiften e babait 17-vjeçarja

09/06/2005  Fqinjët dëgjojnë krismat dhe gjejnë nxnënësen e vitit të tretë. Mister motivi

POGRADEC - Një 17-vjeçare, nga qyteti i Pogradecit, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me një armë gjahu, pronar i të cilës ishte babai i saj. Burime të policisë së Pogradecit bëjnë të ditur se 17-vjeçarja Brunilda Rapçi, nxënëse e vitit të tretë në gjimnazin e qytetit, ”Gjergji Pekmezi”, është gjetur e vetëvrarë rreth orës 16.00 të së mërkurës, në shtëpinë e saj. Mësohet se 17-vjeçarja sapo ishte kthyer nga shkolla ishte mbyllur në dhomën e saj dhe vetëm pas tre orësh, fqinjët dëgjuan krismën e çiftes.

Meqë asnjë nga pjesëtarët e familjes nuk ishin të pranishëm, pas krismës fqinjët shqyen derën për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Megjithëse u njoftuan mjekët e spitalit të Pogradecit, ndërhyrja e bluzave të bardha ishte e kotë, pasi, sipas mjekut ligjor të këtij qyteti, vdekja e 17-vjeçares kishte qenë e menjëhershme. Burime të policisë sqarojnë se Brunilda Rapçi kishte vendosur çiften në bark dhe më pas kishte kryer qitje me puthitje. Plaga e shkaktuar nga arma e gjahut ishte e madhe, gjë që i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›