Shirat e shumtë, nën ujë 400 familje
09/06/2005 ELBASAN - Shirat e shumtë të rënë gjatë dy ditëve të fundit në Elbasan kanë sjellë përmbytjen e disa banesave periferike, të cilat bëjnë pjesë në zonat informale.
Mungesa e kanalizimeve ka bërë që një pjesë e shtëpive të mbushen me ujë, duke dëmtuar edhe orenditë shtëpiake.
Mësohet se kryefamiljarët e dëmtuar kanë dërguar një ankesë pranë bashkisë së qytetit, ku kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të saj në normalizimin e situatës.
Zonat më të prekura nga vërshimi i shirave kanë qenë ato në Mengël, lagjja Dyli Hazhire në vendin e quajtur NSHU dhe lagjja Vullnetari, ku edhe ka patur familje të dëmtura.
Ndërkohë përroi i Zaranikës është shfaqur sërish rrezikshëm, duke dëmtuar një pjesë të argjinaturës mbrojtëse. Banorët që jetojnë buzë këti përroi kanë parë me sy prurjet e shumta, ndërsa gjatë kësaj kohe nuk ka filluar asnjë investim për të mbrojtur nga gërryerjet argjinaturën.
Mësohet se fondi i lëvruar nga Banka Botërore nuk është vënë ende në funksion, ndërsa sërish Zaranika shndërrohet në problem serioz për qytetin e Elbasanit.