E Hënë, 2 Nëntor 2026

Egjipt, përleshje të rënda

27/05/2005  Gjatë referendumit për ndryshime themelore në ligjin elektoral, në Egjipt pati përleshje të rënda mes pasuesve të Presidentit Hosni Mubarak dhe atyre të opozitës. Shkaktare të përleshjeve qenë thirrjet e opozitës për ta bojkotuar referendumin dhe organizimi i demonstratave për këtë qëllim. Policia arrestoi 46 përfaqësues të opozitës. Sipas ligjit të ri elektoral, për postin e presidentit lejohen të kandidojnë për herë të parë më tepër sesa një kandidat. Opozita pretendon që ligji duhet të ndryshohet edhe më thellë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›