OKB, më shumë ndihmë për paqeruajtësit
27/05/2005 Shefi i operacioneve paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ofrojë trupa nga Bashkimi Afrikan me pajisje të nevojshme që t'u lejojë atyre mundësinë e zgjerimit të operacioneve paqeruajtëse në rajonin e Darfurit, në Sudan. Zhon Mari Gueheno tha se 2500 trupat që ndodhen në Darfur kanë nevojë për xhaketa antiplumb, harta, helikopterë dhe avionë ushtarakë. Kërkesa e zyrtarit të OKB-së bëhet një ditë përpara konferencës së donatorëve për Darfurin, e cila do të zhvillohet në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba. Kjo konferencë do të kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan.