Liza Minnelli nderohet me “Icon Silver Clef”
Këngëtarja veterane amerikane Liza Minnelli është nderuar me çmimin “Icon” në ceremoninë “Silver Clef Awards”, që mbahet në Londër. Organizator i kësaj ceremonie është fondacioni humanitar “Nordoff Robins”.
Ish-anëtari i “Beatles”, Paul McCartney, është emëruar performuesi më i mirë, derisa Annie Lennox është nderuar për kontributin e saj në muzikën britanike.
Ndërkohë “Status Quo” ka marrë çmimin për arritje jetësore.
“Ajo që dëshiroj të them është se besoj në këtë çmim më shumë se në gjithçka që kam besuar në 20 vjetët e fundit sepse besoj në fuqinë e muzikës, madje edhe të teksteve”, ka thënë Minnelli.
Çmimi për këngëtarin më të mirë të ri i ka takuar Tinie Tempah, e cila ka shprehur kënaqësi që është radhitur në mesin e të shpërblyerve në këtë ceremoni.