Një bar në Paris nderon The Doors
Muret e një bari në Paris janë ngjyer me imazhe të Jim Morrison dhe The Doors dhe një bust i këngëtarit rri mbi krye të rubinetit të birrës – të gjitha si pjesë e pasionit jetësor të pronarit për bendin. Por një përfaqësuesi ligjor të bendit nuk i ka pëlqyer kjo.
Christophe Maillet ka thënë se ka marrë një letër nga Beverly Hills, përfaqësuesi ligjor nga Kalifornia, në të cilën ia ka tërhequr vërejtjen se ‘The Doors nuk dëshirojnë të shihen sikurse të kishin aprovuar institucionin tuaj dhe gjithashtu konsumimin e alkoolit’.
Letra e dërguar e nënshkruar nga Anthony Keats, avokati i trashëgimisë intelektuale të The Doors, e ka detyruar Maillet t’i tërheqë imazhet e bendit nga bari i tij brenda tre muajve.
Morrison, i njohur për stilin argëtues të jetës, ka vdekur më 3 korrik në vitin 1941, në moshën 27 vjeçare nga dështimi në zëmër në vaskën e tij në Paris, vetëm pak minuta larg barit të Maillet. Varri i Morrison-it në varrezën Pere Lachaise mbetet vend pelegrinazhi për adhuruesit e tij.