E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santana e McLaughlin hapën jazz festivalin e Montreux

Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 08:54

Carlos Santana dhe John McLaughlin performuan tinguj të John Coltrane, Bob Dylan dhe Led Zeppelin, në mbrëmjen e hapjes së edicionit të 45-të të festivalit të jazz muzikës në Montreux. Dy kitaristët legjendarë interpretuan hite të viteve ‘60 dhe ‘70, duke përfshirë “The Life Divine”, “A Love Supreme”, “Love, Devotion and Surrender” etj.

“John dhe unë kemi shumë të përbashkëta. Qëllimi ynë më i madh është të prekim zemrat tuaja”, i është drejtuar Santana audiencës.

Kur interpretuan “Naima” dhe “Love, Devotion and Surreder”, të dy u ulën në skenë. “Në këtë moment të jetës sonë gjithçka ka të bëjë me perceptimin. Kështu që, bëni zgjedhjen e duhur që secilën ditë të jetës suaj ta bëni më të mirë”, ka porositur Santana audiencën.

Në skenën e festivalit të muzikës jazz në Montreux të dielën është ngjitur edhe B.B King.
“Montreux është i njohur si takim i yjeve”, ka thënë David Pittet, njëri nga të pranishmit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›