E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekleston, në ndihmë të Donington

Berni Ekleston ka filluar punën për të shpëtuar Çmimin e Madh të Britanisë. Të enjten u publikua lajmi për luftën ligjore ndërmjet pronarëve të cirkuitit të Donington dhe palës që ka marrë me qira pistën. Një konflikt që ka sjell në rend të ditës rrezikun se garat e Formula 1 nuk do të mund të zhvillohen më aty, por duhet të shtegtojnë diku tjetër. Vendimi i gjykatës do të jepet më 8 qershor, ndërsa bosi i cirkuiteve theksoi se nëse gara në Donington dështon, ajo nuk do të spostohet në Silverston. Ekleston hodhi poshtë mundësinë për të ndërhyrë në mbështetje të kësaj piste. Gjithsesi, 78-vjeçari shtoi: "Jam takuar me përgjegjësin Simon Xhilet dhe kemi folur për situatën financiare. Po përpiqem t‘i ndihmoj. Ata kanë nevojë për një investitor, kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të shpëtuar garën. Deri më tani jemi në kuadrin e spekulimeve, të shohim çfarë do të ndodhë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›