E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani e Lala, 90 minuta në stol

Altin Lala dhe Edmond Kapllani nuk janë aktivizuar asnjë minutë në ndeshjet e fundjavës në Bundesligën gjermane. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka qëndruar në stol në fitoren 2-1 që Hanover arriti në fushën e tij përballë Këlnit. Edhe pse ka marrë lajme të mira për sa i takon rinovimit të kontratës, mesfushori 33-vjeçar po vuan të gjejë hapësira në skuadrën e drejtuar nga trajneri Heking. Lala ka luajtur vetëm 12 herë në 29 ndeshje të kampionatit, ndërsa në dy fundjavat e fundit e ka parë fushën nga stoli. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Kapllani: sulmuesi nuk është aktivizuar në dy javët e fundit. Hera e fundit që kuqeziu luajti ishte ndeshja kundër Hertës, më 11 prill. Me ato tri minuta që qëndroi në tapetin e gjelbër, statistika negative e Kapllanit u rrit në 947 minuta pa shënuar gol.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›