E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiu anulon provat, Rosi i pari në start

Shiu bëhet sërish protagonist në Botërorin e MotoGP. Fillimisht provat zyrtare të Çmimit të Madh të Japonisë u shtynë për një orë, përpara se të anuloheshin përfundimisht. Kjo ka bërë që radha e nisjes për garën e sotme në Montegi të përcaktohet nga kohët e regjistruara në provat e lira të zhvilluara të premten dhe të shtunën në mëngjes. Nga vendi i parë do të startojë Valentino Rosi me Jamaha, ndërsa përkrah tij janë Keisi Stoner (Dukati) dhe Horge Lorenco (Jamaha). Edhe pse ndodhet në vendin më të favorshëm, "Doktori" nuk është aspak i kënaqur me këtë fillim sezoni. "Në këtë pistë, shiu ishte protagonist edhe gjatë garës së vitit të kaluar", deklaroi Rosi. "Por, në këtë sezon situata është edhe më e keqe. Në Katar gara u shty 24 orë, ndërsa këtu në Japoni u anuluan provat zyrtare. Mendoj se nuk ishte ide e mirë që gara në Montegi të zhvillohej në prill".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›