Parma interesohet për Emir Bajramin
Parma interesohet për talentin kosovar me pasaportë suedeze, Emir Bajrami. Edhe pse mungojnë disa javë nga mbyllja e sezonit, emilianët po punojnë për të përforcuar skuadrën për ngjitjen në Serinë A italiane. Lajmi i publikuar nga prestigjiozja "Gazetta dello Sport", u konfirmua edhe nga mesfushori 21-vjeçar, i cili ka luajtur 12 ndeshje (3 gola) me përfaqësuesen Shpresa të skandinavëve. "E di që Parma po më ndjek", deklaroi futbollisti, i cili militon me IF Elfsborg në Allsvenskan (kategorinë elitare suedeze). "Mund të them se transferimi në Itali do të ishte një zgjedhje interesante për të ardhmen time. Gjithsesi, ende nuk më kanë bërë ofertë zyrtare". Bajrami cilësohet si një prej talenteve më premtues në Suedi, e pavarësisht moshës së re, ai është një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës.